Apaturaj: NATO do të vazhdojë me dialog politik dhe bashkëpunim praktik me vendet nga rajoni

Shkup, 13 gusht – Ballkani Perëndimor është rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, drejt të cilit mbetemi të përkushtuar të fitojmë siguri dhe stabilitet. NATO-ja do të vazhdojë me dialog politik dhe bashkëpunim praktik me vendet nga rajoni për mbështetje të përpjekjeve për reforma dhe promovim të paqes rajonale dhe sigurisë, deklaroi në video paraqitjen e tij zëvendës ndihmësi I sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Xhejms Apaturaj, në kuadër të konferencës “Pas Ohrit” me rastin e 20 viteve të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë.

“Në emër të NATO-s do të doja sinqerisht t’I uroj njerëzit nga Maqedonia e Veriut për festimin e këtij moment kyç në historinë tonë. Marrëveshja kornizë e Ohrit është arritje e madhe politike. Ajo jo vetëm që siguroi të ardhme të sigurt për demokracinë e Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu, e ndërtoi edhe rrugën drejt një bashkëpunimi më të ngushtë rajonal dhe marrëdhënie më të mira në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Apaturaj.

Anëtarësimi I Maqedonisë së Veriut në NATO, theksoi Apaturaj, është arritje e madhe edhe për vendin edhe për NATO-n.

“Për NATO-n e tregon suksesin e politikës sonë të dyerve të hapura, ndërsa për Maqedoninë e Veriut tregon se përkushtimi, në fund çdoherë sjellë rezultate”, deklaroi Apaturaj.

Ish-përfaqësuesi I NATO-s, Piter Fejth, në fjalimin e vet në konferencë porositi se Marrëveshja kornizë e Ohrit është mjaft unikate dhe se për qëndrueshmërinë e saj me rëndësi të madhe ishte përkushtimi I reformave në drejtim të implementimit të tij.

“Nëse I shohim qëllimet tona të përbashkëta, të cilat ishin të ndalet dhuna, të evitohet përhapja e konfliktit në rajon dhe të parandalohet mjerimi I popullatës së prekur nga dhuna, mendoj se koha e zbatimit të aksioneve dhe intervenimeve ishte e suksesshme dhe do të doja me të vërtetë t’I shpreh respekt personal guximit dhe lidershipit të presidentit të ndjerë, Boris Trajkovski dhe ekipit të tij, në të cilin, siç e dime, ishin të përfshirë edhe disa që sot janë mu në pozitën më të lartë të vendit – Stevo Pendarovski”, deklaroi Fejth.

Marrëveshja kornizë e Ohrit, theksoi Fejth, tani përmendet në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

“Me amandamentet e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ne tani jemi drejt rrumbullakësimit të implementimit të kësaj marrëveshje. Mendoj se ky është rezultat fantastic dhe kjo I jep përmbajtje kësaj feste”, theksoi Fejth.

Lidhur me pajtimin dhe shënimin e 20 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes, Fejth theksoi se pyetja e tij, do të ishte nëse është realizuar pajtimi.

“Ky është proces për të cilin nevojitet kohë e gjatë. Këtu shoh se ekziston gatishmëri e përgjithshme në drejtim të tolerances dhe braktisjes së mostolerancës, drejtësisë kalimtare dhe punës së durueshme në drejtim të një të ardhme më të mirë të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Fejth.

Në Maqedoni të Veriut, theksoi Fejth, mund të konstatoj se me të vërtetë ekziston themel për arritje të pajtimit dhe kthim të faqes së re.