AOGJSH: Nëse nuk ka harmonizim me rrogën minimale do të shkojmë në protestë

Shkup, 22 mars – Në vend se në këtë periudhë të mbahen takime të rregullta me sindikatat dhe të gjinden zgjidhje për pagesë të rrogës minimale dhe harmonizim gradual me rrogat e tjera, Qeveria pa kurfarë sqarimi e ndërpreu dialogun social, thonë nga Sindikata e punëtorëve, organeve të gjyqësisë dhe shoqatave të qytetarëve, në konferencën e sotme për shtyp.

Sipas tyre me këtë veprim Qeveria e rriti pakënaqësinë dhe revoltën tek të punësuarit.

“Për shkak të ndërprerjes së dialogut social dhe mosinformimit të sindikatës, për shkak të situatës së këtillë të krijuar dhe kërkesave gjithnjë e më të mëdha nga organizatat e sindikatave për protesta, publikisht u bëj thirrje anëtarëve të Sindikatës së AOGJSH-së dhe të gjithë të punësuarve në administratë dhe gjyqësi kur Sindikata të bëjë thirrje ta shprehim pakënaqësinë përmes ndërprerjes së punës të mbahet protestë, nëse edhe një apo dy ditë do të ketë ndryshime ligjore të Qeverisë, nëse kalojnë kemi amandamente të gatshme dhe do të provojmë t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë t’i vendosim në votim nëse edhe kjo ndodhë, nëse nuk parashihet harmonizim me rrogën minimale do të dakordohemi të gjitha organizatat e sindikatave për kohën dhe mënyrën e mbajtjes së protestës”, deklaroi kryetari i AOGJSH-së, Tërpe Deanoski.

Shprehi shqetësim për shkak se nuk është ndryshuar asnjë Ligj, me të cilin rregullohen rrogat e të punësuarve në administratë dhe gjyqësi.

“Pa bërë ndryshime ligjore asnjë i punësuar në administratë dhe gjyqësi nuk do ta marrë vlerën e re të rrogës minimale dhe sërish vetëm këta të punësuar në shtet do të mbeten me rrogë nën minimalen, nga ato informata jozyrtare të cilët na vijnë del se harmonizim gradual të rrogave në administratë dhe gjyqësi nuk do të ketë, në vend të harminizimit gradual të punësuarit, të cilët janë mbi rrogën minimale do të marrin prej 600 deri 900 denarë më shumë. Raporti i këtillë i Qeverisë ndaj të punësuarve të vet është zhgënjyes, në vend se të përpiqet që të punësuarit ta arrijnë rrogë mesatare, u gjendëm në situatë në të cilën 50 për qind e të punësuarve janë nën apo afër vlerës minimale të rrogës, në situatë kur shporta minimale sindikaliste e rrogës minimale për muajin shkurt është 36.146 denarë, prej të cilave vetëm 15.440 denarë janë shpenzim për ushqim dhe pije, në vend se të përgatiten ndryshime të ligjeve, dërgohen konkludime nga mbledhje të cilat për askënd nuk janë të qarta, dhe me të cilat dëshirojnë rrogat në vend se me ligj dhe me marrëveshje kolektive, të rregullohen me konkludim apo dekret të qeverisë”, sqaroi ai.

Në konferencë për shtyp u cek se për momentin ka 15.000 deri 16.000 të punësuar, të cilët marrin rrogë me Ligjin në sektorin publik dhe nëse nuk ka ndryshime, nuk do të marrin as rrogë minimale, as kurfarë harmonizimi tjetër me roga.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së në konferencë për shtyp informoi se gjatë bërjes së përllogaritjes për metodologjinë e re për ligjin për nëpunësit administrativë është konstatuar se në afat prej një viti e gjysmë nga administrata janë larguar 5.000 të punësuar prej të cilëve një pjesë e vogël me pensionim, ndërsa rreth 4.000 të punësuar janë larguar për shkak të jokonkurrencës së rrogave, disa prej tyre kanë dalë jashtë vendit, disa në sektorin privat.