Anulohet takimi i shefave të diplomacisë së Kinës dhe Japonisë

Takimi mes ministrave të Punëve të Jashtme të Kinës dhe Japonisë, Vang Ji dhe Joshimace Hajashi është anuluar për shkak se Pekini nuk është i kënaqur nga kumtesa e përbashkët e G-7 dhe BE-së për Tajvanin, ku i bëhet thirrje Kinës për të zgjidhur tensionet në mënyrë paqësore.

Vang dhe Hajashi duhej do të takohen në margjinat e Samitit të Shoqatës së kombeve të Azisë Juglindore (SSHAJ) që po mbahet në kryeqytetin kamboxhian, Pnom Pen.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze deklaroi se Pekini e anuloi takimin sepse deklarata e përbashkët e G-7 dhe BE-së “fajëson pa bazë Kinën dhe shtrembëron gjendjen reale të punëve”.

Ai gjithashtu deklaroi se nëse vendet anëtare të G7 nuk ndryshojnë “qëndrimin e tyre të gabuar” në lidhje me Tajvanin, Kina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj dialogut me ta. Sipas tij, stërvitjet ushtarake të Pekinit pranë Tajvanit janë një paralajmërim për provokatorët, ndërsa Kina nuk do të dëmtojë ata që nuk e mbështesin pavarësinë e ishullit me veprimet e tyre.