Anulohet sërish seanca gjyqësore ndaj ish sekretarit të Qeverisë, Dragi Rashkovski

Shkup, 24 shkurt – Procesi gjyqësor “holivudian”, siç e paralajmëroi Rashkovski, assesi të fillojë. Përpjekja e dytë për të filluar gjykimin për keqpërdorim të detyrës ndaj Dragi Rashkovskit në kohën kur ishte sekretar i përgjithshëm i Qeverisë ishte e pasuksesshme, shkruan Alsat.

Prokurores Ivana Trajçeva i ka përfunduar mandati në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe nuk ka mundur ta përfaqësojë lëndën.

“Shpresoj Këshilli do të kontribuojë sepse është e nevojshme që të zgjidhen prokurorët publikë, duke qenë se një pjesës u ka kaluar mandatit dhe kështu është edhe me prokurorin publik që e përfaqësonte këtë rast deri më tani”, deklaroi Fanka Jançuleva- Mihailovska, gjykatëse.

Prokurorja Trajçeva këto ditë nuk i ka përfaqësuar zyrtarisht rastet në Gjykatë, por ka ardhur në seanca. Një prokuror tjetër në vend të saj ishte përfaqësues zyrtar i akuzës. Përveç Trajçevës, ka përfunduar edhe mandati i katër prokurorëve të tjerë nga Krimi i organizuar. A do t’ua vazhdohet mandati apo do të zgjedhen të tjerë në prokurorinë e Vilma Ruskovskës, mbetet të vendosë Këshilli i prokurorëve publikë. Kur kjo do të ndodhë, gjykata mund të vazhdojë.

Në ndërkohë, Rashkovski ngarkohet me disa vepra. Për prokurimin e softuerit për nevojat e Ministrisë së brendshme, të cilin e ka krijuar vetë ai. Bëhet fjalë për softuerë për kundërvajtje në trafik dhe identifikim biometrik. Ai akuzohet edhe për punësimin e bashkëpunëtorëve në Qeveri që nuk kanë punuar, por i kanë dhënë pjesë të honorarit./Alsat.mk