Ankthi modern, vetmia dhe presioni për të qenë “mirë”

Jetojmë në një kohë kur gjithçka rrotullohet rreth idesë së të qenit mirë. Jo vetëm shëndetshëm, por edhe emocionalisht të balancuar, të lumtur, të motivuar – të paktën në dukje.

Ka një lloj presioni të heshtur për të qenë gjithmonë funksional, për të mos u ndalur gjatë në ndjesi të pakëndshme, për të mos u dukur “jashtë loje”. Në këtë realitet, dhimbja bëhet e papërshtatshme. Trishtimi kthehet në problem që duhet zgjidhur sa më shpejtë, ndërsa emocionet e fortë, pavarësisht çfarë fshihet pas tyre, ngatërrohen lehtë me krizën apo dështimin personal.

Në episodin e radhës të Apostrof-it, flasim me Dr. Neli Demin pikërisht për këtë ngërç modern: për mënyrën si i përjetojmë ndjenjat, si i lexojmë sinjalet e brendshme, dhe çfarë ndodh kur dhimbja — emocionale apo fizike — shtypet, në vend që të kuptohet.

Për më shumë informacion rreth përmbajtjes së episodit të ri të Apostrof nga Bjorn Runa ndiqni trailerin.