Anketë: BDI dhe ASH/AA me rejting të barabartë, rritet përkrahja e opozitës

Shkup, 13 gusht – Bashkimi Demokratik për Integrim po i bie rejtingu. Sipas anketës së realizuar nga Instituti Amerikan NDI (Instituti Nacional Amerikan) BDI ka 5% rejting, ndërsa Aleanca për Shqiptarët ka 4%. Në këtë anketë nuk është përllogaritur edhe rejtingu i Alternativës. Nëse i shtohet edhe ajo, atëherë në mënyrë automatike i bie që koalicioni opozitar është dukshëm para BDI-së.

Në prag të zgjedhjeve lokale BDI edhe zyrtarisht ka deklaruar se do bashkoj forcat me LSDM-në për të garuar së bashku. Si duket integristët janë në dijeni se të vetme e kanë vështir t’i qasen garës me opozitën shqiptare, ndërsa këto anketa vetëm se i nxjerrin në sipërfaqe arsyet se përse BDI ka vendosur të garojë së bashku me LSDM-në dhe jo e vetme.
Megjithatë sipas anketës në rast se opozita shqiptare vendos që të bëj koalicion me VMRO-DPMNE-në, do të ishin fitues absolut të zgjedhjeve lokale.

VMRO ka 14% ndërsa LSDM-10%, tregon anketa e Instituti Nacional Amerikan