Anija ushtarake amerikane ka gjuajtur raketë paralajmëruese ndaj anijes iraniane

Anija ushtarake e marinës amerikane ka gjuajtur raketë paralajmëruese për të riorientuar anijen e Gardës Revolucionare të Iranit, që lëvizte drejtë saj, kumtuan sot persona zyrtarë me rastin e ngjarjeve në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas kumtesës së marinës, anija nga klasi ciklon “USH Orphan” dhe anija e shpejtë “Spearhead”, “USNS choctaw County” u takuan të hënën me tre anije iraniane derisa hynin në Gjirin Persik përmes Ngushticës sl Hormuzit.
Marina kumtoi se ky është incidenti i dytë “i pasigurtë dhe joprofesional” me Iranin në muajt e fundit.
Incidenti i djeshëm me gardën revolucionare iraniane dhe marinën amerikane ndodhi në kohën kur edhe m ëtej janë të pranishme tensionet për shkak të ngecjes në negociatat për rimëkëmbjen e marrëveshjes bërthamore iraniane me forcat botërore.