Anija kozmike “Shenzhou-16” është më e sigurtë dhe më e besueshme

Kina lëshoi misionin e parë të fluturimit hapësinor me astronautë “Shenzhou-16”, pasi hyri në funksionimin afatgjatë të Stacionit Hapësinor të Kinës. Inxhinierë thanë se kanë bërë mbi 100 përmirësime teknike në sistemin e anijes kozmike për të garantuar më shumë siguri e besueshmëri.
Të martën paradite në orën 9 e 31, anija kozmike “Shenzhou-16” e mbartur nga raketa “Marshimi i Madh-2F” u lëshua nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve “Jiuquan” në Kinën veriperëndimore duke çuar 3 astronautë Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao në hapësirë. Jing Haipeng, që bëhet i pari taikonaut që hyn në hapësinën kozmike për herën e katërt me këtë mision, shërben si komandues dhe piloti i anijes.
Diao Weihe, dizajneri i përgjithshëm elektrik i Sistemit të Anijes Kozmike me Astronautë i Akademisë së Teknologjisë Hapësinore të Kinës i tha CGTN-it: “Këto përmirësime përfshijnë përdorimin e pjesëve kyçe të prodhuara nga Kina për të siguruar sistemin më të pavarur e më të kontrollueshëm. Ne përdorëm edhe sistemin e navigacionit satelitor ‘Beidou’.”
Diao Weihe tha gjithashtu se anija kozmike “Shenzhou-16” mbart më shumë ngarkesa se më pare, duke përfshirë pajisje për eksperimente.
Për të forcuar më tej sigurinë e besueshmërinë, planifikohen të zhvillohen përmirësime të reja në anijen kozmike me astronautë “Shenzhou” në vitet e ardhshëm
Anija kozmike do të lidhet automatikisht me modulin thelbësor “Tianh” të stacionit hapësinor, pas hyrjes në orbitën e përcaktuar.