Angelovska-Bezhoska: Sistemi bankar dhe kursi i denarit janë stabil

Shkup, 23 prill – Revizioni i rritjes ekonomike të vendit prej 4,2 në 3,2 për qind që e shpalli FMN-ja është për shkak të luftës në Ukrainë, thotë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, e cila së bashku me ministri i Financave Fatmir Besimi merr pjesë në takimet pranverore të FMN-së dhe të Bankës Botërore.

“FMN-ja i publikoi projeksionet më të reja me të cilat tenton  t’i vlerësojë efektet ekonomike nga lufta në Ukrainë. Në këtë kontekst, bëhet rishikim në rënie dhe pritet në të gjitha vendet, përfshirë edhe vendin tonë. Rritja ekonomike globale pas një norme solide rritjeje prej 6.1 për qind vitin e kaluar, kjo dhe e ardhshme parashikohet në 3.6 për qind, që është një ngadalësim i ndjeshëm. Për sa i përket shifrave për ekonominë tonë, është bërë një rishikim në rënie nga 4.2 për qind në 3.2 për qind për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm 2.7 për qind. “Këto shifra janë të ngjashme me rajonin e Ballkanit Perëndimor,” tha Angelovska-Bezhoska për Zërin e Amerikës.

Ajo thekson se në vijim janë edhe projeksionet makroekonomike, të cilat i përgatit Banka qendore.

“Sektori bankar ka kapacitet të mjaftueshëm, për të ruajtur stabilitetin e vet dhe për t’i ndihmuar sektorit ekonomik që të përballet më lehtë me pasojat e kësaj goditjeje. Rritja e kredisë është 9 për qind, me mbështetjen e kredisë për sektorin e korporatave në 10 për qind dhe për individët rreth 8 për qind. Është e rëndësishme në situata të tilla kur ekonomia globale dhe ajo vendase përballen me një tronditje të tillë, sektori bankar të mbetet një ind i shëndetshëm në ekonomi”, tha guvernatorja.

Sipas saj, nuk duhet të ekzistojë kurrfarë shqetësimi edhe në lidhje me stabilitetin e kursit devizor.

“Banka Qendrore tani më për më shumë se dy dekada e ruan me sukses stabilitetin e kursit të denarit kundrejt euros, duke përfshirë edhe shumë episode krize me të cilat jemi përballur, gjë që është një konfirmim i qartë i kapacitetit dhe instrumenteve adekuate që ka. Banka Qendrore”, thekson Angelovska-Bezhoska.