Angelov realizoi takim me përfaqësuesit e Agjencisë mbrojtëse amerikane

Shkup, 9 shkurt – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat  Stojançe Angelov, realizoi takim me përfaqësuesit e Agjencisë mbrojtëse amerikane për zvogëlim të kërcënimeve – DTRA, nga Zyra për Evropë e stacionuar në Gjermani.

Siç informojnë nga QMK, përfaqësuesit e Agjencisë mbrojtëse amerikane për zvogëlim  të kërcënimeve kanë shprehur falënderim për përfshirjen e QMK-së në aktivitetet e përbashkëta të deritanishme dhe e kanë prezantuar Programin e aktiviteteve për periudhën në vijim, e cila parashikon organizim të stërvitjes së shtabit në periudhën nga data 21 deri më 25 mars të këtij viti në Shkup.

Në stërvitjen e shtabit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Sistemit për Menaxhim me Krizat  ndërmjet të cilave edhe Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Brigada e Zjarrfikësve dhe institucione tjera.

Qëllimi i stërvitjes është përforcimi i koordinimit, efikasitetit dhe reagimi në kohë i pjesëmarrësve nga Sistemi për menaxhim me krizat në kushte të gjendjes së shpallur të krizave.