Angellovska – Bezhovska: Sektori bankar është në gjendje të mirë, përshatshmëria e kapitalit është ndër më të lartat në dekadën e fundit
Shkup, 5 mars – Sektori bankar sipas të dhënave të fundit të në dispozicion ka kapacitet për përballje me goditjet eventuale dhe për sigurimin e mbështetjes solide kredituese për rimëkëmbjen e ekonomisë. Përshtatshmëria e kapitalit shënon një nga shkallët më të larta të cilat i kemi pasur gjatë dhjetë vitet e fundit, bankat janë likuide, ndërsa kreditë jofunskionale në nivel të ultë, vlerësoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska.
Në intervistë për RTM, guvernatorja Angellovska – Bezhoska tha se kapaciteti i sistemit bankat po forcohet edhe në këto kohëra të pasigurta dhe shtoi se ekspozimi direkt i bankave drejtë ekonomisë ruse dhe ukrainase është minimal, ndërsa banka ruse dhe ukrainase nuk ka te ne.
“Përshtatmëria e kapitalit është 17,3 për qind, që përfaqëson nivel më të lartë sa i përket nivelit të para krizës dhe është një nga shkallët më të larta të cilat i kemi pasur, në përgjithësi, gjatë dhjetë viteve të fundit. Likuiditetit, gjithashtu, është në nivel solid, gjegjësisht te ne sistemi bankar tradicionalisht pasqyrohet me nivel të lartë të likuditetit. Kreditë jofunksionale aspak nuk u rritën gjatë kësaj periudhe të krizës. Përkundrazi, ato gradualisht, mesatarisht uleshin dhe tani janë rreth 3,3 për qind në kreditë e përgjithshme”, theksoi Angellovska – Bezhoska.
Guvernatorja theksoi se edhe më tutje ka trend të rritjes së depozitave. Sipas të dhënave në janar, rritja e tyre është 7,4 për qind. Po rriten depozitat edhe në sektorin e korporatave, edhe në sektorin e amvisërive, me atë që është rritje pak më e lartë te ndërmarrjet. Në shkurt, sipas të të dhënave fillestare me të cilat disponon Banka Popullore, edhe më tutje vërehen trende stabile.
Angellovska – Bezhoska porositi se nuk ka dhe se nuk duhet as të ketë lëvizje të mëdha te depozitat në sektorin tonë bankar për shkak të ngjarjeve në Ukrainë, sepse nuk ka arsye për këtë.
“Ekspozimi i drejtpërdrejtë i sektorit tonë bankar drejtë Rusisë dhe Ukrainës është shumë i ulët, ndërsa banka ruse dhe ukrainase te ne nuk ka, për dallim të ngjarjeve në fqinjësi”, tha ajo.
Theksoi edhe se sistemi bankar, gjatë gjithë kohëzgjatjes së periudhës së krizës së pandemisë, siguron mbështetje solide për ekonominë, ndërsa rritja kredituese aspak nuk u ngadalësua, siç ka ndodhur në episodet paraprake.
“Rritja e kredive u përshpejtua në mënyrë mesatare. Është fakt se mbështetja kreditore fillimisht ka qenë më e orientuar për popullatën dhe më pak për sektorin e korporatave, por nga gjysma e dytë e vitit të kaluar ka zhvillime më të favorshme, më saktë mbështetje më të madhe për sektorin e korporatave. Të dhënat e fillimit të këtij viti tregojnë se këto trende vazhdojnë”, theksoi guvernatorja.

