Angellovska – Bezhoska – Van Gelder: Politika monetare është adekuate dhe ndihmon për zbutjen e efekteve

Shkup, 10 mars – Banka Popullore ndjek politikë të rregullueshme monetare. Me kujdes i ndjek lëvizjet dhe bën analiza për ndërmarrje të masave të cilat do të mundësojnë balancim të efekteve nga çmimet gjithnjë e më të larta, me nevojën për ruajtjen e mbështetjes adekuate të ekonomisë. Sistemi bankar ka kapacitet që të përballet me goditjet eventuale, ndërsa njëkohësisht edhe që t’i ofrojë mbështetje solide kredituese sektorit real.

Kjo ishte theksuar në takimin ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska dhe drejtoreshës rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azinë Qendrore, Linda Van Gelder, në të cilin ka marrë pjesë edhe drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend Maksimiliano Paolluçi.

Guvernatorja Angellovska – Bezhoska ka theksuar se me kujdes i ndjekin faktorët të cilët kontribuojnë për rritjen e çmimeve në ekonominë vendore, ndërsa situata vijuese në Ukrainë dukshëm e ka rritur pavarësinë dhe ndryshueshmërinë e lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare financiare. Sa i përket rregullimit të politikës monetare, guvernatorja ka theksuar se kujdesi i Bankës Popullore është drejtuar kah ruajtjaa e balancit adekuat të vendosjes së politikës monetare i cili do ta mbështesë ekonominë, njëkohësisht me ruajtje të stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit të valutës vendore.

Van Gelder ka theksuar se në nivel global ka goditje të rëndësishme makroekonomike e cila do të ketë pasoja për ekonominë globale, por do të ndikojë edhe ndaj ekonomisë vendore, për çka duhet të mendojnë politika adekuate që do ta mbështesin ekonominë. Sipas saj, është e nevojshme që të vazhdojë edhe me zbatimin e politikave që mundësojnë ndryshime adekuate strukturore të ekonomisë vendore.

“Banka Botërore është e pranishme vite të tëra me projekte të cilat i japin mbështetje të madhe rritjes dhe zhvillimit ekonomik të shtetit, ndërsa pritjet janë se edhe më tutje në mënyrë aktive do të mbështesë projekte me të cilat arrihet mirëqenia ekonomike”, bëhet e ditur në kumtesën e Bankës Popullore.