Angellovska-Bezhoska: Me përfshirjen më të madhe të grave në ekonomi, rritja mund të ngritët për 30 për qind

Shkup, 6 shkurt  – Përfshirja më e madhe e grave sjell më shumë përfitime për të gjithë shoqërinë, në fakt kjo mund të kontribuoj për rritje më të madhe ekonomike për rreth 10 për qind, mesatarisht, në ekonomitë e zhvilluara, ndërsa më pak në ekonomitë tjera, thekson guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska në intervistë në kuadër të projektit të Institutit për lidership dhe politika publike “Rritja e pjesëmarrjes së gruas në politikat e Maqedonisë së Veriut”, të mbështetur nga Qeverisa e Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasadës britanike në Shkup.

“Bartës të politikave duhet të inkurajojnë dhe të nxitin gratë për përfshirje më të madhe në shoqëri, përmes ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve të shumta, dhe kjo jo vetëm në aspektin e parimit të drejtësisë dhe barazisë së grave. Por nga ana tjetër, gratë duhet të besojnë në vetvete, në aftësitë e tyre ndërsa ky besim duhet të bazohet në themele të forta, në fakt në investim të vazhdueshëm në arsimimin personal, në aftësitë personale”, thekson guvernatorja e Bankës Popullore.

Ajo tregon se hapësira në mes burrave dhe grave është e theksuar veçanërisht kur bëhet fjalë për përfaqësim në pozita udhëheqëse, që nuk është karakteristikë vetëm për ekonominë tonë por është fenomen global.

Si grua që është në pozitë udhëheqëse, Angellovksa-Bezhoska thotë se është krenare dhe falënderuese që ka pasur mundësi të jetë pjesë e ekipeve profesionale dhe të suksesshme, që kanë qenë bartës të reformave të shumta në shoqërinë tonë.