Angellovska-Bezhoska: Këmbimoret që spekulonin në dëm të qytetarëve, do të sanksionohen, ndërsa dyve do t’u hiqet licenca

Shkup, 8 prill – Dy këmbimoreve do t’u hiqet licenca, kurse ato këmbimore që i kanë shkelur rregullat do të sanksionohen me gjobë me para, tha sot guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska.

Duke folur në emisionin “Top Temë” në Telma, guvernatorja theksoi se janë inspektuar 64 këmbimore dhe se te një e katërta e tyre janë vërejtur mospërputhje ligjore në punën e tyre.

Angelovska-Bezhoska theksoi se kontrollet e intensifikuara janë marrë për t’i mbrojtur qytetarët, në kohën kur vërehen spekulime të intensifikuara. Krahas kontrolleve të intensifikuara, ajo përkujtoi se Banka Popullore ka miratuar një masë që lejon këmbimoret nëse nuk kanë euro, të prokurojnë nga bankat.

“Kemi miratuar një ndryshim në një akt nënligjor, që nëse këmbimoret nuk ka valutë të mjaftueshme gjatë ditës mund të blejë nga bankat. Ndryshe, këmbimoret në bazë neto kanë tepricë të valutës, e blejnë nga qytetarët dhe më tej ua shesin bankave, tha Angellovska-Bezhoska.

Ajo bëri thirrje për përgjegjësi sociale dhe të mos spekulohet, sidomos me stabilitetin e denarit, sepse stabiliteti i denarit do të thotë edhe stabilitet makroekonomik dhe nuk është në interesin e askujt ta prishë atë.

-Qytetarët të mos kenë frikë – denari do të mbetet stabil. Banka Popullore ndjek politikë të qëndrueshme të kursit të denarit kundrejt euros dhe ka kapacitete dhe mjete të përshtatshme për ta mbrojtur kursin, siç ka bërë ndër vite, tha guvernatorja e Bankës Qendrore.