Angellovi në takim pune me Gabor Frishman, drejtuesve të projektit të BE-së E 112

Shkup, 24 shkurt – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov sot bashkë me një pjesë të ekipit të Sektorit 112 ka mbajtur takim pune me implementuesit e BE-së të Numrit të vetëm evropian për thirrje urgjente 112 të drejtuar nga Gabor Frishman, ekipit drejtues të projektit të BE-së E 112 në QMK.

Ky takim siç ka njoftuar QMK është pjesë e hapave të fundit, përgatitje për lëshimin e Numrit të vetëm për raste urgjente 112 në mbarë territorin e vendit që është planifikuar të realizohet së shpejti, duke filluar nga muaji mars i këtij viti.