Angellov: Përmirësimi i cilësisë së punës së QMK-së përmes trajnimeve me kuadrot e saj
Shkup, 7 tetor – Drejtori i Qendrës për Menaxhimin me Kriza (QMK), Stojançe Angellovi, sot gjatë vizitës në trajnimin e operatorëve – pranuesve të thirrjeve të numrit të vetëm për raste urgjente 112, theksoi se në kuadër të përmirësimit të cilësisë së punës së këtij institucioni janë edhe trajnimet për hyrje në punën praktike të zbatuar nga profesionistë dhe kolegë me përvojë.
“Në këtë rast, ai me shembuj plastikë “punë nën presion” në kushte stresuese, që ishin pjesë edhe e karrierës së tij dy dekadash të punës në strukturat e mbrojtjes dhe të sigurisë në shtet, u tregoi si zgjidhen situatat e caktuara specifike dhe çfarë nënkupton kjo “zgjidhje” si veprim edhe në terren. Shumica e shembujve ishin të lidhura me punën e tanishme tashmë tetëmujore dhe funksionimin e numrit të telefonit për raste urgjente 112, në koordinim dhe bashkëpunim me policinë, ndihmën e shpejtë, njësitë zjarrfikëse dhe me kolegë nga Qendrat Rajonale për Menaxhim me Kriza në shtetin tonë dhe Qendrën Operative Kujdestare në QMK”, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
Përndryshe, trajnimi i operatorëve – pranuesve të thirrjeve në Numrin e vetëm të telefonit për raste urgjente 112 QMK e organizoi me kuadrot e saj nga Sektori E-112 dhe u mbajt në periudhën prej 3 deri më 7 tetor për një pjesë të të punësuarve të cilët janë pranues të thirrjeve në Shkup.
“Faktikisht dhe shkurtimisht, përmes numrit të thirrjeve të pranuara, të dhënat e pasqyrojnë frekuencën e madhe të funksionimit të numrit të telefonit të për raste urgjente 112 në QMK, që nga lëshimi në përdorim më 11 shkurt, në Ditën Evropiane të Numrit për Raste Urgjente 112, pra deri në më 1 tetor të këtij viti, konkretisht, janë pranuar gjithsej 326.524 thirrje ose mesatarisht 1.407 thirrje në ditë”, informojnë nga QMK.
Numrat, shikuar sipas muajve, janë si vijon: në muajin shkurt, kur pranoheshin thirrje vetëm nga territori i Shkupit, janë regjistruar 11.321 thirrje, ndërsa mesatarja ka qenë rreth 629 thirrje në ditë.
Nga 1 marsi i vitit 2022 në numrin 112 filloi pranimi i thirrjeve nga i gjithë territori i shtetit. Në muajin mars janë pranuar 55.767 thirrje dhe mesatarja është 1.799 thirrje në ditë. Në muajin prill janë pranuar 42.100 telefonata ose mesatarisht 1.403 në ditë. Në maj ka pasur 44.839 thirrje ose mesatarisht 1.446 në ditë. Në qershor janë pranuar 41.759 thirrje ose 1.392 në ditë. Në korrik janë regjistruar 44.467 thirrje ose mesatarisht 1.434 në ditë. Në gusht, megjithatë janë pranuar 47.553 thirrje ose mesatarisht 1.534 thirrje në ditë. Në shtator ka pasur 38.628 thirrje ose mesatarisht 1.407 në ditë.

