Angellov: Nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës

Shkup, 3 gusht – Në seancën e mëngjesit të sotëm të grupit për vlerësim të përbërë nga drejtorët e shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit, drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, si dhe drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) dhe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) unanimisht është marrë vendim se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në shtet për shkak të zjarreve.

“Pas një diskutimi të gjerë rreth shqyrtimit të gjendjes aktuale me zjarret, unanimisht kemi marrë vendim se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës, por do të jemi në mbledhje të vazhdueshme dhe nëse gjërat përkeqësohen menjëherë do të mbajmë mbledhje ku do të kërkojmë të shpallet gjendje e krizës në një pjesë të territorit të shtetit, atje ku është përfshirë me zjarr”, informoi sot në konferencë për shtyp u.d. i QMK Stojançe Angellovi.

Këtë vendim e kanë marrë për disa arsye – së pari sepse presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme dha urdhër për angazhimin e Armatës edhe atë të forcave tokësore jo vetëm të aviacionit VING, kështu që falë disa akteve dhe nënakteve të caktuara ligjore edhe këtë moment mund t’i përdorim të gjitha resurset e disponueshme të Armatës. Njëherësh, shtoi Angellovi, edhe kanalet për marrjen e ndihmës ndërkombëtare janë të hapura dhe funksionojnë mirë dhe pa shpallje të gjendjes së krizës.