Angellov: Ngushëllime për viktimën e parë nga zjarret

Kumanovë, 5 gusht – Drejtori I Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për shtyp shprehi ngushëllime për, siç tha, viktimën e parë nga zjarret të cilat e kapluan vendin.

“Fillimisht dua t’i shpreh ngushëllime njeriut I cili dje e humbi bashkëshorten, është pikëlluese ajo që ndodhi në Çellopek të Kumanovës. Një jetë është humbur, është ajo për të cilën disa ditë po flasim, në vend të parë siguria e njerëzve”, tha Angellov.

Ai tha se gjithçka mund të kompensohet, por se jeta e njeriut është e çmueshme dhe u bëri thirrje të gjithëve të cilët do të ndodhen afër zjarrit, të evakuohen.

Ai tha se është e mundimshme të braktiset shtëpia për të cilën dikush është munduar tërë jetën, duke shprehur bindje se shteti do të ndihmojë, por theksoi se jeta e njeriut është me vlerë.

Ekipet e MPB-së janë në terren në Çellopek, kumtuan sot kompetentët nga MPB-ja. Pas kumtimit në medium se një person është zhdukur në zjarr, sipas thënieve të familjarëve, MPB ende nuk ka informata dhe paralajmëruan hollësi për më vonë.

Ekipet janë në terren tashmë një periudhë të caktuar, me mekanizim po mënjanohet çatia, hapësira të tjera nga shtëpia që ishte kapluar nga zjarri.

“Informatat fillestare të cilat I mora nga MPB-ja janë se ende po hulumtohet shtëpia, në hapësirën e parë dhe të dytë, ku mund të kishte qenë gruaja e mbyllur, ende nuk ka asnjë gjurmë nga ajo. Në hapësirën e tretë ka rrezik të rrënohet muri, makina nga ndërmarrja komunale publike po ndihmon aq sa mundet për t’I pastruar rrënojat dhe të pastrojnë rrugën drejt hapësirës së tretë, në të cilën dyshojnë se mund të ejtë trupi, por përderisa zyrtarisht inspektorët, policët nuk e konfirmojnë atë, unë mund të jap aq informata”, deklaroi kryetarja e Komunës së Nagoriçanit të Vjetër, Zhaklina Jovanovska.

Zjarri në Çellopek shpërtheu dje dy here, aq sa intervenuan zjarrfikësit. Zjarri i parë u regjistrua nga ora 11:00 e deri në orën 12:30 dhe janë djegur ish-barakat ushtarake.

Zjarri I dytë ndërkaq u regjistrua në orën 15:20 dhe zgjati deri në orën 19:00 në Çellopek, u dogjën shtëpi, objekte, kafshë dhe kallamishte.