Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Duhet reformë rrënjësore e plotë e gjithë sistemit për menaxhim me kriza, deklaroi në konferencën e sotme për media drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov.

Pajisja, tha ai, është vjetërsuar në njësitet zjarrfikëse, pjesërisht në disa vende është rinovuar, por këtu, sipas tij, ka shumë punë.

“Segmenti i mbrojtjes zjarrfikëse është i decentralizuar. Ne nuk kemi komandë qendrore të njësiteve zjarrfikëse. Unë duhet të flas me kryetarët e komunave, ndërsa ata të flasin me komandantët e tyre të njësiteve zjarrfikëse. Ata përsëri do të mbeten të decentralizuar, por ne planifikojmë që në të ardhmen të bëjmë një pikë e cila do të mund me një thirrje të njëjtët të aktivizohen”, tha Angellov.

Sistemi ynë sipas tij është kështu me dekada më parë dhe kjo, siç tha, është një reformë serioze me të cilin janë kapur Qeveria dhe QMK.

“E punojmë edhe projektin 112, filloi trajnimi i instruktorëve, besoj për disa ditë do të fillojë trajnimi dhe gjatë vjeshtës do të fillojmë me punën provë. Më së voni në dhjetor do të fillojë projekti 112, numri i vetëm thirrës 112”, informoi Angellov.

Në disa raste, shtoi, edhe me kryeministrin dhe me ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes kanë biseduar rreth temës reforma, por edhe furnizim të pajisjes së re, ndërsa, siç tha, seriozisht punojnë edhe në projektin “Medikopter”.

“Ne duhet si shtet të kemi të paktën një medikopter i cili 24 orë do të jetë në dispozicion. Por, këto janë reforma të komplikuara. Afrimi drejtë BE-së na hap fonde të cilat munden dukshëm të ndihmojnë gjatë furnizimit të kësaj pajisje të shtrenjtë”, tha Angellov.

Ai theksoi se ata si QMK nuk kanë kompetencë të furnizojnë pajisje ose të ngrenë iniciativë për furnizim të pajisjes.

“Një pjesë të pajisjeve janë në QMK, ndërsa pajisja kryesore është në duart e kryetarëve të komunave. Kryetarët e komunave janë ata të cilët duhet ta rinovojnë pajisjen zjarrfikëse. Ne në këtë moment punojmë në disa nivele të reformave”, përfundoi Angellov.