Angellov: Ende nuk është gjetur gruaja për të cilën pretendohej se është djegur në Nagoriçan të Vjetër
![](https://medial.mk/wp-content/uploads/2021/08/stojance-angelov.jpg)
Shkup, 9 gusht – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza Stojançe Angellovi në konferencën e sotme për shtyp informoi se ende nuk është gjetur gruaja për të cilën pretendohej se është djegur në zjarrin në Nagoriçan të Vjetër.
“Ende jo. Nuk kemi përgjigje nëse gruaja ka ikur dhe ku ndodhet. Do të presim hetimi ta thotë fjalën e fundit. Kjo tani për tani është viktima e vetme e mundshme. Ne i shprehim ngushëllime bashkëshortit dhe familjes së gruas nëse ka vdekur. Por, disi nga brenda shpresojmë se është gjallë dhe se ka arritur të ikë nga stihia e zjarrit”, tha Angellovi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse gruaja është gjetur.
Drejtori i QMK-së u bëri apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit me mjet që shkakton ndezje.
Ai theksoi se të gjithë qytetarët janë pjesë e sistemit për menaxhim me kriza dhe kanë për detyrim kur të hasin një zjarr të vogël ta shuajnë pa e vënë veten në rrezik.
Rreth kësaj, prej ku vjen ndihma për përballje me zjarret Angellovi tha se disa ditë kanë vepruar helikopterët nga Serbia, për të cilët supozojnë se janë nisur drejt Athinës.
Ai informoi se nëse vjen deri në përshkallëzim janë në dispozicion edhe NATO-ja edhe mekanizmat e BE-së, përmes të cilave urgjentisht të merret edhe ndihmë shtesë.
“Në këtë moment kjo ndihmë është e mjaftueshme që të mundemi të përballemi me krizën, sepse duhet të llogarisin se po digjet kudo”, potencoi Angellovi.