Angell Dimitrov: Nuk ka presion mbi Komisioni Historik, takimi i parë në fund të shkurtit
Sofje, 31 janar – Shefi i pjesës bullgare i Komisionit të Përbashkët Historik me Maqedoninë e Veriut Angell Dimitrov deklaroi se nuk ka kurrfarë ndryshimesh në të, Ata që nuk janë në të, vullnetarisht janë larguar dhe nuk janë ndërruar.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja Angell Dimitrov në një deklaratë për BNT, paralajmëroi se si përgjigje të energjisë së re në marrëdhëniet dypalëshe, planifikohet një dinamikë më e madhe edhe në punën e tyre. Deri në mes të majit duhet të ketë tre takime. Takimi i parë i historianëve për vitin 2022 do të jetë në fund të shkurtit, thotë Dimitrov.
Ai thotë se ka insistuar që biseda për Goce Dellçevin të rihapet, duke shtuar se, fatkeqësisht do të jetë para Komisionit të Përzier pas shënimit të 15-vjetorit të lindjes së Dellçevit.
Dimitrovi thekson se nuk pret asgjë që do të shkaktojë një entuziazëm të madh në punën e Komisionit.