Angelina Jolie thotë se fëmijët ukrainas do të paguajnë çmimin më të lartë nëse nuk përfundon lufta

Angelina Jolie ka folur së fundmi për një tjetër çështje, atë se si fëmijët ukrainas do të pësojnë më së shumti nga pushtimi i vazhdueshëm rus.

Jolie, e cila shërben si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), shkroi në Instagram të martën se çfarë vjen nëse nuk përfundon lufta në Ukrainë.

“Sikurse miliona që kanë ikur përtej kufijve të Ukrainës, gati dy milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit të tyre, shumë të bllokuar nga luftimet, të cilëve u është mohuar aksesi në ndihmë dhe në rrezik të drejtpërdrejtë fizik. Nëse nuk përfundon lufta, fëmijët do të paguajnë çmimin më të lartë – në trauma, fëmijëri të humbur e jetë të shkatërruar”, tha aktorja.

Angelina Jolie (Foto: AP)

Postimi i Jolie përfshinte një koleksion fotografish që tregonin refugjatët ukrainas – disa duke kaluar lumin duke ikur nga Irpin – dhetë tjerë te ngecur në vend, të sëmurë dhe duke luftuar për jetën e tyre nëpër spitale.

Jolie, 46 vjeçare, më parë ndau një mesazh lutjeje më 25 shkurt për qytetarët e Ukrainës.

“Ne kemi parë tashmë raporte për viktima dhe njerëz që kanë filluar të largohen nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri. Është shumë shpejt për të ditur se çfarë do të ndodhë, por rëndësia e këtij momenti – për popullin e Ukrainës dhe për sundimin ndërkombëtar të ligjit – nuk mund të mbivlerësohet”.

https://www.instagram.com/p/CbI7F_-pxea/

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të mbajë një fjalim në Kongresin amerikan të mërkurën.

Një diplomat ukrainas tha se bisedimet me Rusinë kanë qenë të vështira, por ka vend për kompromis.