Angelina Jolie dukej elegante në të zeza gjatë një vizite në dyqanin e saj në New York

Angelina Jolie u shfaq jashtëzakonisht elegante gjatë një vizite në dyqanin e saj në New York mbrëmjen e së mërkurës.
Ylli i Hollywood-it hapi dyqanin Atelier Jolie vitin e kaluar, një hapësirë kreative për stilistë mode dhe artistë.
Angelina dukej magjepsëse me një fustan të zi transparent gjatë vizitës së saj në orët e vona të mbrëmjes, duke zbuluar këmbët dhe një slip me dantellë poshtë veshjes së hollë.
Ajo e kombinoi pamjen me taka të zeza dhe syze të mëdha dielli në stil aviator, ndërsa veshja u plotësua me një mantel saten të zi.
Hapësira prej afërsisht 613 metra katrorë e Atelier Jolie përfshin një kafene mikpritëse dhe një galeri arti, si dhe organizon kurse për ata që duan të shprehen përmes modës.
Brenda dyqanit ekspozohen rroba nga marka të qëndrueshme nga e gjithë bota, koleksioni i vetë Atelier Jolie, vepra arti dhe një kafene e drejtuar nga refugjatë me emrin Eat Offbeat.
Dyqani ndodhet në lagjen NoHo të Nju Jorkut, në një ndërtesë që më parë kishte qenë studio dhe shtëpia e artistit të njohur Jean-Michel Basquiat, sipas Wall Street Journal.
Vitin e kaluar, Jolie i tha WSJ se ajo “ndoshta do të humbasë para, ndoshta edhe për një kohë” nga ky biznes.
“Nëse përfundimisht mund të vë në praktikë disa ide për përmirësime dhe të dal në zero, për mua është një fitore e madhe,” u shpreh aktorja e filmit Salt.