Anëtarësimi në NATO/ Kryeministrja suedeze kundër referendumit

Qeveria e Suedisë nuk planifikon të mbajë një referendum nëse parlamenti i saj vendos të vazhdojë me një aplikim për anëtarësim në NATO, ka thënë kryeministrja Magdalena Andersson.

Andersson tha se një referendum ishte një “ide e keqe”. “Unë nuk mendoj se është një çështje që është e përshtatshme për një referendum,” u tha ajo gazetarëve.

“Ka shumë informacione për sigurinë kombëtare që janë konfidenciale, kështu që ka çështje të rëndësishme në një referendum të tillë që nuk mund të diskutohet dhe fakte të rëndësishme që nuk mund të vihen në tryezë.”