ANEB: Punojmë “me të gjitha palët” që të sigurojmë ndihmë

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEB) Rafael Grosi sot deklaroi se organi po punon me “të gjitha palët” pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë për të ofruar ndihmën e kërkuar nga trupi rregullatori bërthamor i vendit për të siguruar kapacitetet e saj.

“Jam në kontakt me të gjitha palët për të siguruar se mund ta ofrojmë këtë ndihmë në mënyrë efektive. Meqenëse këto konsultime janë duke vazhduar, unë nuk jam në gjendje t’ju them se si do të jetë ajo ndihmë dhe kur do të dorëzohet,” tha Grosi në një konferencë për media.

Ai shtoi se ndihma mund të përfshijë edhe dërgim të personelit.