ANDRRA dhe Petrit Çeku sjellin këngën “Shën Gjergji” (VIDEO)

Artistja ANDRRA (Fatime Kosumi), puna e së cilës bazohet në impaktin e trashëgimisë dhe traditave në shoqërinë e sotme moderne e cila jeton dhe vepron në Berlin, ka sjell sot këngën e re, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet “Shën Gjergji” dhe vjen në bashkëpunim me kitaristin e njohur Petrit Çekun.

ANDRRA ka falënderuar gjithë artistët me të cilët ka bashkëpunuar për të sjell këtë këngë, dhe është shprehur shumë e lumtur për këtë bashkëpunim.

“Shën Gjergji feat. Petrit Çeku – Live at St. Elisabeth, Berlin

Faleminderit shumë të gjithëve të përfshirë. Unë me të vërtetë mund ta kisha titulluar feat. Petrit Çeku, Larry Mullins, Earl Harvin, Federico Albanese, Lih Qun Wong, Visar Kuçi, Tara Nome Doyle, Mone Humienna por Petriti është vetëm në dy këngë dhe kjo është njëra prej tyre.

Me bo muzikë me këta artistë të jashtëzakonshëm në këtë vend magjikë ishte ndër momentet më të kënaqshëm në karrierën time muzikore deri më tani”, ka shkruar ANDRRA.