Andrea Ranocchia transferohet te Monza

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranochia sapo ka përfunduar ekzaminimet mjekësore me klubin e sapongjitur në Serie A, Monza, informon Zhurnal.

Ranocchia do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare. Nga Interi u mor falas sepse i skadoi kontrata. Me Interin, Ranochia luajti nga viti 2011.

“Gjithçka është në rregull, vizitat mjekësore shkaun mirë. Jam i limtur që po nisë këtë aventurë të re me Monzën”, ka deklaruar Ranocchia pas ekzaminimeve mjekësore./Zhurnal.mk