Andonovski: Me ligj do t’i ndalojmë lojërat online të fatit

Shkup, 4 shkurt – Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ka folur për ndryshimet e reja në Ligjin për komunikime elektronike, me të cilat parashihet ndalimi i lojërave online të fatit.
“Në Ligjin për komunikimet elektronike parashikojmë ndryshime ku do të ndalonim ligjërisht lojërat ilegale të fatit në internet, apo kazinotë online. Në Maqedoni, asnjë institucion privat nuk ka licencë për organizimin e lojërave të fatit online dhe qytetarët e dinë se janë të shumta të tilla institucione. Janë zbuluar rreth 160 ofrues që janë të pranishëm në tregun në vend dhe nuk kanë licencë për të organizuar online lojërat e fatit”, tha Andonovski
Ministri theksoi gjithashtu se Ministria e Transformimit Dixhital ka punuar për ndryshimet ligjore në koordinim me institucionet e tjera të interesuara në këtë fushë, duke u kujdesur që të mos cenohen kompetencat e njëri-tjetrit.
Ai shtoi se “kjo është një mënyrë për të parandaluar që të rinjtë të kenë qasje në lojërat e fatit të paligjshëm në internet dhe shkëmbimin e të dhënave që lehtë mund të keqpërdoren”.