Analizë: Taravari “i pari” pa mbështetjen e VMRO-së mund të dalë i dyti

Gostivar, 18 gusht – Gostivari do të jetë një nga pikat më të nxehta të garës elektorale të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Maqedoninë e Veriut, ku dallimin mes fitores dhe humbjes në këtë komunë e përcaktojnë koalicionet, e në qoftë se ASH dështon që të arrijë një marrëveshje bashkpunimi me partinë më të madhe opozitare të kampit politik maqedonas, atëherë kjo parti e ka shumë të vështirë që të fitoj një mandat të ri për të vazhduar qeverisjen me të.
Gostivari është një nga komunat e pakta që u fitua nga opozita shqiptare në zgjedhjet lokale të vitit 2017, por triumfi në të u prit me një entuziazëm të madh, pasi ajo u vlersua si një sinjal se rreshtimi politik i elektoratit shqiptar do të zhvendoset, e që kjo nënkuptonte se skena politike në kampin e kësaj etnie do të ndryshojë, shkruan Zhurnal.
Duke qenë se është njëra nga komunat më të mëdha dhe më të rëndësishme shqiptare, fitorja në të ka një peshë të rëndësishme morale dhe propagandistike për partitë shqiptare, e kjo ka bërë që BDI dhe ASH të angazhohen maskimalisht ku e para kërkon ta rikthej nën drejtimin e saj këtë komunë, kurse e dyta ta vazhdoj qeverisjen edhe për katër vitet e ardhshme, e para synon që ta ndërpres entuziazmin e elektoratit opozitar, pasi kjo do ti kushtoj asaj rënie nga pushteti, kurse e dyta synon që entuziazmin e anëtarëve të saj ta përforcoj dhe ta zgjerojë në të gjithë vendin.
Zgjedhjet lokale të vitit 2017 ofruan befasi, pasi ASH kishte shumë pak kohë që ishte themeluar, por ajo arriti që ti shkëpus BDI-së Gostivarin, ndonëse kjo e fundit në raundin e parë kishte një epërsi të lehtë ndaj kandidatit të opozitës, por që në raudnin e dytë situata ndryshoi duke i dhënë fitore kandidatit të Aleancës.
Rezultatet e zgjedhejve lokale në raundin e parë në Gostivar në vitin 2017:
BDI | 35.55 % |
ASH | 34.10 % |
VMRO | 10.41 % |
BESA | 9.12 % |
Rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Gostivar:
ASH | 50.12 % |
BDI | 47.26 % |
Vlen të theksohet se LSDM si anëtarë i koalicionit qeverisës, në këtë komunë nuk kishte kandidatine vet, por ajo kishte mbështetur atë të BDI-së, por kjo nuk prodhoi ndonjë rezultat pozitiv.
ASH tani në koalicion me Alternativën, triumfuan në këtë komunë edhe në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut të vitit 2020, e që e gjithë kjo tregon se fitorja e saj në Gostivar nuk ka qenë e rastësishme, por që ajo në të vërtetë gëzon mbështetjen e elektoratit, shkruan Zhurnal.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020:
ASH-AAA | 34.63 % |
BDI | 22.71 % |
LSDM | 21.56 % |
VMRO | 17 % |
Ndonëse ASH-AAA qeverisë me Gostivarin, si dhe triumfoi në zgjedhjet e përgjithshme, përsëri ajo është e pafuqishme për të triumfuar e vetme përballë partive qeverisëse, të cilat kanë arritur edhe marrëveshje bashkëpunimi në zgjedhjet lokale të tetorit të këti viti.
Kështu partia më e madhe në vend LSDM, në këtë komunë njejtë edhe si në vitin 2017 nuk do të konkurojë me kandidat të vetin, por ajo do ta mbështesë atë të BDI-së, e që në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, ata do të triumfojnë në Gostivar me 44.27 % të votave, ndonëse ASH-AAA renditet si e para me 34.63 %.
Partia më e madhe opozitare VMRO në zgjedhjet e fundit lokale, pra të vitit 2017 në Gostivar konkuroi me kandidatin e saj, por që në këto zgjedhje ajo ende nuk ka publikuar ndonjë emër me të cilën ajo do të garoj në këtë komunë, e që kjo lë hapësirë për supozime se ajo do ta mbështesë opozitën shqiptare në këtë komunë.
Në bazë të numrave të zgjedhjeve të vitit 2020, ASH-AAA e kanë më se të nevojshme krijimin e një koalicioni me VMRO-së në qoftë se ata duan që të vazhdojnë me drejtimin e Gostivarit, pasi në rast se një marrëvesheje e tillë arrihet, atëher ata do të siguronin 51.63 % të votave që janë më se të mjaftueshme për të arritur fitoren.
Fitorja në Gostivar e ASH-AAA kërkon një koalicion me VMRO, pasi kjo do ti siguronte atyre një fitore të pa diskutueshme, kurse në rast se një marrëvehsje e tillë nuk arrihet, atëher në bazë të rezultateve të vitit 2020, kjo komunë do të rikthehet nën qeverisjen e Bashkimit Demokratik për Integrim./Zhurnal.mk