Analizë: Sa janë transparente institucionet në Maqedoni të Veriut?

Shkup, 30 janar – Transparenca është një element shumë i rëndësishëm për demokracinë e një vendi, pasi në këtë mënyrë shteti ju ofron qasje qytetarëve në punën e institucioneve të saj, pasi kjo është edhe një obligim për institucionet, pasi qytetarët janë taksapagues dhe kanë të drejtë të kenë informacione se si po shpenzohen paratë e tyre, por jo të gjitha shtetet ofrojnë një mundësi të tillë. Një nga këto është edhe Maqedonia e Veriut, ku institucionet nuk publikojnë të dhëna për aktivitetet e tyre.
Transparenca është një instrument i cili tregon nivelin e zhvillimit demokratik të një shteti, e që kjo në të njejtën kohë është një mekanizëm përmes së cilës pengohet korrupsioni, pasi publikimi i të dhënave nuk lejon hapësirë në krijimin e aferave apo keqpërdorimeve financiare nga institucionet e shtetit, e që e gjithë kjo ndihmon në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.
Maqedonia e Veriut si një demokraci në zhvillim, ka bërë përparime nga vitit në vit sa i përket rritjes së transparencës, por kjo nuk është reflektuar te të gjitha institucionet njëlloj, pasi disa prej tyre kanë nivel më të lartë të saj kurse disa të tjerë shumë më të ulët, e që e gjithë kjo ka bërë që vendi ynë të jetë ende shumë larg arritjes së nivelit të kënaqshëm për transparencë. Edhe përkundër faktit se ekziston Ligji për Qasje të Lirë në Informacionin Publik, që i mundëson qytetarëve qasje në informacione me krakter publik, e njejta nuk respektohet nga shumë institucione të cilat nuk bëjnë publike aktivitetet e tyre, e që kjo po penalizon qytetarët dhe në të njejtën kohë po rrit mundësin e abuzimeve financiare brenda tyre.
Sipas hulumtimit të ESE në vititn 2019 në monitorimin e 89 institucioneve, theksohet se 20 institucione apo 22.47 % janë jo-transparente, 34 institucione janë pjesërisht transparente apo 38.20 % dhe transparente janë 35 institucione apo 39.33 %.
Hulumti i ESE për nivelin e transparencës në Maqedoninë e Veriut tregon se nga 25 institucioneve të monituruara 19 ose 76 % janë jo transparente, e që kjo përbënë thuajse tre te katërtën e institucioneve, të cilat brenda vitit 2020 nuk kanë publikuar as 40 % të informacioneve që janë me karakter publik. Dy institucionet që nuk kanë publikuar asnjë dokument gjatë gjithë vitit 2020 janë Qendra Shëndetësore Shkup dhe Qendra për Shëndet Publik Koçan. Këto janë dy institucionet më jo-transparente në vendin tonë, e që njëkohësisht janë edhe shkelësit e ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik.
Më pak se 20 përqind të dokumenteve u publikuan nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore 19%, Qendra për Shëndet Publik Shkupi, vetëqeverisja lokale Tetovë me 13%, vetëqeverisja lokale Suto Orizari dhe Instituti i Shëndetit Publik me 7%.
Dhjetë institucione janë kategorizuar si pro-aktive jotransparente pasi të nejtat kanë publikuar dokumte mes 21-40 % të dokumenteve, kurse pesë institucione kanë publikuar vetëm një pjesë të dokumenteve që përbënë 20 % të institucioneve të monitoruara.
Një e katërta e institucioneve kanë publikuar pre 41-75 % të dokumenteve, ku në këtë kategori përfshihen :Shoqëria e Informacionit me gjithsej nëntë dokumente të botuara 60%, Ministria e Arsimit tetë dokumente të botuara 50 %, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Kulturës me botuar shtatë dokumente apo 47%, dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka botuar shtatë dokumente (47%).
Institucioni më transparent në Maqedoninë e Veriut për vititn 2020 është Ministria e Financave e cila ka botuar 80 % të dokumenteve.
Të dhënat e ESE për lëvizshmërinë e transparencës në disa institucione të monitoruara në periudhën 2017-2020:
INSTITUCIONET | 2020 | 2019 | 2018 | 2017 |
Ministria e Shëndetësisë | 6 | 6 | 6 | 3 |
Fondi i sigurimeve shëndetësore | 3 | 3 | 5 | 4 |
Instituti i Shëndetit Publik | 1 | 2 | 2 | 2 |
Qendra Shëndetësore Shkup | 0 | 1 | 1 | 1 |
Qendra për Shëndet Publik Shkup | 2 | 3 | 3 | 3 |
Ministria e Financave | 13 | 11 | 12 | 12 |
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale | 5 | 6 | 6 | 6 |
Qendra e Shëndetit Publik Kocani | 0 | 0 | 1 | 0 |
Qeveria | 7 | 8 | 6 | 6 |
Vetëqeverisja Lokale Dellçevë | 6 | 6 | 3 | 6 |
Vetëqeverisja Lokale Suto Orizari | 1 | 2 | 2 | 0 |
Vetëqeverisja lokale Vinica | 3 | 5 | 5 | 2 |
Vetëqeverisja lokale e Pehçevës | 4 | 5 | 4 | 4 |
Vetëqeverisja lokale Koçan | 4 | 4 | 3 | 5 |
Ministria e Arsimit dhe Shkencës | 9 | 5 | 7 | 7 |
Ministria e Kulturës | 8 | 3 | 6 | 1 |
Ministria e Punëve të Jashtme | 4 | 3 | 3 | 5 |
Ministria e Brendshme | 8 | 4 | 5 | 4 |
Ministria e Drejtësisë | 6 | 3 | 4 | 4 |
Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë | 6 | 5 | 6 | 7 |
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve | 5 | 3 | 2 | 3 |
Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës | 10 | 6 | 5 | 7 |
Vetëqeverisja lokale Manastir | 4 | 6 | 7 | 8 |
Vetëqeverisja lokale Strumicë | 3 | 5 | 6 | 7 |
Vetëqeverisja lokale Tetovë | 2 | 3 | 3 | 4 |
Maqedonia e Veriut në bazë të këtyre të dhënave tregon se disa institucione kanë bërë përparime në rritjen e transparencës, por përsëri pjesa më e madhe e tyre vazhdon që të jetë jo transparente, e ka edhe institucione që nuk publikojnë asgjë sa i përket informacioneve me karakter publik, e kjo tregon se vendi ynë gjende ende larg vendeve me demokraci të zhvilluar ku qytetarë kanë qasje të lirë në informacione, e kjo duhet të shërbejë si një alarm që institucionet tona të punojnë më shumë në rritjen e transparencës institucionale.