Analizë: Pse gjithnjë objektet gastronomike janë në shenjë të masave restriktive!?

Shkup, 25 gusht – Pandemia e Kovid-19 përfshiu tërë botën, e nga kjo nuk ishte imune as Maqedonia e Veriut, e cila për një periudhë shumë të shkurtër kohore shënoi rritje alarmante të rasteve të infektimeve, e kjo situatë detyroi qeverinë e vendit që të ndërmarrë masa kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së saj, por ajo që bie në sy është fakti se në çdo masë kufizuese të parët që u goditën nga mbyllja ishin objektet gastronomike, shkruan Zhurnal.

Sikurse edhe pjesën tjetër të botës, pandemia e gjeti të pa përgatitur sistemin shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, pasi ata po përballeshin me një virus i cili nuk ishte hasur më herët, dhe nuk egzistonte asnjë njohuri bazë se si të veprohet me të, apo se cilat ishin menyrat për ta trajtuar apo parandaluar përhapjen e saj.

Kështu shumë vende të botës vendosën masa të rrepta kufizuese. Përmes tyre ata ndaluan lëvizjen e lirë të qytetarëve, mbyllën shumë biznese, ndaluan tubimet e gjithë kjo kishte vetëm një qëllim, pengimin e përhapjes së Kovid-19.

Maqedonia e Veriut sikurse pjesa tjetër e botës ndërmori masa të ashpra kufizuese, duke filluar që nga ora policore, mbyllja e objekteve të gastronomike, kufizimi i lirisë së lëvizjeve dhe tubimëve, e që e gjithë kjo u arsyetua nga qeveria e vendit tonë se janë masa për të vendosur nën kontroll pandeminë.

Vendi ynë masat e para kufizuese i aplikoi në muajin mars të vitit të kaluar, e të nejta u përsëritën edhe shumë herë të tjera, por që në të gjitha rastet gastronomia ishte veprimtaria e cila goditej vazhdimisht nga mbylljet apo masat shtrenguese.

Arsyetimet që jepeshin nga organnet kompetente se pse çdo herë duhej që të parët që do ti nënshtroheshin masave kufizuese të ishin hotelet, restorantet dhe kafenet, sipas tyre kjo bëhej pasi ato ishin ambiente të mbyllura dhe vende në të cilën tuboheshin njerëzit e kjo ishte shkas për rritjen e infektimeve. Ky arsyetim është relativ, pasi gastronomia në masë shumë të madhe i respektonin rregullat dhe rekomandimet e qeverisë, duke detyruar klientët që të mbanin distancë, maskat, dhe kushtet tjera. Në vendin tonë nuk janë vetëm objektet gastronomike në të cilën mblidhen njerëz, pasi grumbuj të njerëzve ka thuajse në të gjitha institucionet apo objektet tjera afariste, shkruan Zhurnal.

Ne jemi dëshmitarë ku autobusët urban në vendin tonë janë të mbushur përtej kapaciteteve, e kjo përbën rrëzik në një kohë jo-pandemike e ku më në situatën në të cilën gjendemi. Shohim se si njerëzit shtyhen me njëri-tjetrin dhe pa asnjë lloj distance apo mase tjetër mbrojtëse,e tërë kjo i bënë autobusët urban një nga pikat më të nxheta të përhapjes së Kovid-19, por edhe përkundër kësaj situate, ato asnjëher nuk kanë qënë pjesë e masave të fuqishme kufizuese apo pjesë e kontrolleve të inspektoriatëve.

Marrja e dokumentave personale apo edhe dokumentave tjera të nevojshme nga administrata shtetërore është shëndrruar në një tmerr të vërtet për qytetarët, pasi institucionet që janë kompetente për dhënien e tyre kanë shkaktuar rradhë të gjata dhe grumbuj të njerëzve, të cilët nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse, e kjo i bënë këto vende vatra të infektimeve, por që nuk është marrë asnjë mase nga organet kompetente për ti dhënë zgjidhje kësaj problematike.

Të shohësh qendrat e vaksinimit në vendin tonë të bënë të mendojsh se në ato vende po organizohet ndonjë event argëtues apo sportiv, pasi grumbulli i njerëzve është shumë i madh, e që në to vërehet mungesë absolute e masave mbrojtëse që ka vendosur shteti ynë, kështu njerëzit që shkojë për tu vaksinuar kthehen në burim shpërthimi të pandemisë.

Këto janë vetëm disa nga pikat e kuqe të rrëzikut për përhapjen e Kovid-19 në vendin tonë, por që për të njejtat nuk po merret asnjë masë për ti dhënë zgjidhje, pasi egziston çdo herë fajtori kujdestar për rritjen e infektimeve e ato janë OBJEKTET GASTRONOMIKE.

Shteti kështu duhet të ketë parasysh që jo gjithnjë në radhë të parë të ketë në cak hotelet, kafenetë e restorantet sepse duke shikuar më gjerësisht, nuk ka asnjë bazë të forte se aty përhapet virusi, vetëm nëse këtu bëhet fjalë për ndonjë klub nate ku aty klientët janë shumë të afruar me njëri tjetrin. Nëse disa shokë apo shoqe apo familjarë ulen së bashku në një tavolinë kafeneje, ato për ta përhapur virusin nëse janë të infektuar, do ta bënin edhe para se të ulen në local. Përhapja e virusit më tepër bëhet nëpër shitore për mbathje ku shumë persona provojnë një robe, bëhet në markete ku një artikull ndoshta kapet në dorë nga dhjetëra persona dhe lihet përsëri në vendin e vet. Përhapja e virusit bëhet në autobuse ku në të njejtin vend gjatë ditës ulen apo mbahen dhjetëra njerëz.
Gjithsesi, të gjitha këto nuk janë arsye për mos t’u vaksinuar. Vaksina mbronë shëndetin dhe duhet ta marim të gjithë për të kthyer vendin në normalitet. Por prap se prap, shteti duhet të ketë kujdes se kë “dënon” e kë “përkëdhelë” me masat restrictive sepse nuk mundet gjithnjë vetëm një biznes të goditet nga masat e të tjerët të fitojnë para të majme nga pandemia.//Zhurnal.mk