Analizë: Pritet garë e ashpër në zgjedhjet lokale, një votë sa një lirë

Shkup, 19 gusht – Zgjedhjet lokale të tetorit që priten të mbahen në Maqedoninë e Veriut, do të jënë shumë të paqarta se cila parti apo koalicion do ti fitojë ato, pasi dallimi mes tyre është shumë i ngushtë, kështu që në këto zgjedhje lokale “lufta” do të jetë edhe për një votë, pasi ajo do të bëjë dallimin mes fituesit dhe humbësit.
Partitë më të mëdha në vend si në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptar, kanë një dallim shumë të ngusht në njësitë zgjedhore që të njejtat priten që të reflektohen edhe në ato lokale, ku në shumë prej tyre dallimin do ta bëjë koalicioni, që nënkupton se ai do të përcaktoj fituesin dhe humbësin e tyre, shkruan Zhurnal.
Zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020 prodhuan një rezultat shumë të ngushtë, ku dallimi mes partisë së parë dhe të dytë ishte vetëm 2 deputet, kurse dallimi mes partisë më të madhe shqiptare dhe të dytës ishte 3 deputet, e që e tërë kjo tregon se sa e pa qartë dhe e pa sigurt do të jetë fitorja apo humbja në një komunë për secilën parti apo koalicion.
Partitë | Njësia 1 | Njësia 2 | Njësia 3 | Njësia 4 | Njësia 5 | Njësia 6 |
LSDM | 34.16 % | 31.21 % | 42.81 % | 46.76 % | 36.67 % | 19.67 % |
VMRO | 31.36 % | 31.24 % | 45.82 % | 45.11 % | 35.72 % | 12.71 % |
BDI | 12.19 % | 14.58 % | 2.13 % | 0.18 % | 14.08 % | 30.41 % |
ASH-AAA | 8.97 % | 13.63 % | 0.64 | 0.13 % | 6.94 % | 27.96 % |
Njësia 1 ka gjithësej 9 komuna, nga të cilët 8 udhëhiqen akutalisht nga LSDM apo anëtarët e koalicionit, kurse vetëm një komuna e Sopishtes udhëhiqet nga VMRO. Dallimi mes partive më të mëdha në kampin politik maqedonas është vetëm 2.8 % në favor të LSDM-së, kurse në kampin politik shqiptar është 3.22 % në favor të BDI-së që tregon për një dallim shumë të ngusht mes 4 partive kryesore politike në këtë njësi. Nëse bëjmë përllogaritjen në bazë të koalicioneve, atëher në 9 komunat LSDM-BDI ka 46. 35 %, ndërsa koalicioni i supozuar VMRO-ASH-AAA ka 40.33 % të votave, pra një dallim prej 6.02 %.
Njësia 2 ka gjithësej 10 komuna, nga të cilat 9 udhëhiqen nga LSDM apo anëtarët e koalicionit kurse komuna e vetme që udhëhiqet nga një kandidat i pavarur është ai i Çuçer-Sandevës. Dallimi mes LSDM dhe VMRO në këtë njësi është 0.3 % në favor të kësaj të fundit, kurse dallimi mes partive kryesore shqiptare është 0.95 % në favor të BDI-së. Kurse në qoftë se i llogarisim në bazë të koalicioneve atëher LSDM-BDI kanë 45.79 %, ndërsa koalicioni i mundshëm mes VMRO-ASH-AAA do të marrë 44.87 %, që nënkupton se dallimi mes dy koalicioneve është vetëm 0.92 %.
Njësia 3 ka gjithësej 24 komuna, nga të cilat 20 udhëhiqen nga LSDM apo anëtarët e koalicionit, 3 nga VMRO dhe një i pavarur. Dallimi mes LSDM-VMRO në këtë njësi është 3.01 % në favor të kësaj të fundit, kurse mes partive shqiptare është 1.49 % në favor të BDI-së. Ndërsa në bazë të koalicioneve LSDM-BDI do të merrnin 44.94 %, ndërsa koalicioni VMRO-ASH-AAA do të marrë 46.46 %, pra një dallim prej 1.52 %, shkruan Zhurnal.
Njësia 4 ka gjithësej 19 komuna, nga të cilat 18 udhëhiqen nga LSDM apo anëtarët e koalicionit ndërsa vetëm një nga VMRO. Dallimi mes partive më të mëdha maqedonase në këtë njësi është 1.65 % në favor të LSDM-së. Në bazë të koalicioneve, atëher LSDM-BDI do të merrnin 46.96 %, ndërsa VMRO-ASH-AAA do të mernin 45.24 %, pra një dallim prej 1.72 %.
Njësia 5 zgjedhore ka gjithësej 14 komna, nga të cilat 13 udhëhiqen nga LSDM, ndërsa Centar-Zhupa nga partia turke. Dallimi mes VMRO-LSDM në këtë njësi është 0.95 % për këtë të fundit, kurse mes partive shqiptare është 7.14 % në favor të BDI-së. Dallimi në bazë të koalicioneve BDI-LSDM është 51.47 %, ndërsa VMRO-ASH-AAA është 42.66 %, pra një dallim prej 8.81 %
Njësia e 6 zgjedhore ka gjithësej 9 komuna, 3 udhëhiqen nga BDI, 1 nga BESA, 1 i pavarur, 3 ASH-AAA, 1 nga LSDM. Dallimi mes partive politike maqedoase është 6.97 në favor të LSDM-së, ndërsa dallimi tek partitë shqiptare është 2.45 në favor të BDI-së, Ndërsa në bazë të koalicioneve BDI-LSDM do të merrnin 50.08 %, ndërsa VMRO-ASH-AAA do të merrnin 40.67 %, pra dallimi mes tyre është 9.41 %.
Këto të dhëna na tregojnë se dallimet mes katër partive kryesore dhe koalicioneve në të gjitha njësitë zgjedhore është shumë i ngushtë, e që e gjithë kjo na tregon se edhe vota e fundit do ta përcaktojë dallimin mes humbësit dhe fituesit në zgjedhjet lokale të tetorit të vitit 2021. //Zhurnal.mk