Analizë: Përqindje katastrofike e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid në Maqedoni

Shkup, 9 gusht – U shpresua se viti 2021 do të sillte edhe fundin e pandemisë që e shkaktoi Kovid-19, por kjo dëshirë me shumë gjasë po duket e pa realizueshme, pasi zbulimi i variantit të ri i njohur si “Delta”, i cili ka fuqi me të madhe transmetuese ka rritur numrin e të infektuarve në tërë botën, e nga kjo nuk ka shpëtuar as Maqedonia e Veriut, e që e gjithë kjo ka rikthyer frikën për rikthim të mundshëm të masave kufizese me të cilat u përballëm më herët.

Kovid-19 një virus i pa njohur për shoqërinë njerëzore, për herë të parë shpërtheu në muajt e fundit të vitit 2019 në Kinë, por që e njejta për një kohë shumë të shpejt u përhap në të gjithë botën, dhe e gjithë kjo na tregoi se edhe përkundër zhvillimeve të mëdha që kemi arritur si shoqëri, ne nuk jemi imun ndaj viruseve apo bakterieve që egzistojnë në natyrë, shkruan Zhurnal.

Kjo ishte një nga pandemitë më të rrëzikshme dhe me pasoja më të mëdha që ka përjetuar shoqëria njerzore në historinë e egzistimit të saj, e cila fatkeqësisht shkaktoi miliona të infektuar dhe të vdekur, duke futur sistemin shëndetësor të botës në një krizë të madhe, ku shumë shtete u përballën edhe me kolaps shëndetësorë. Pandemia shkaktoi edhe pasoja të mëdha ekonomike të cilat llogariten në triliona dollarë, ku si pasojë e sajë shumë shtete u futën në recesion, duke e vështirësuar edhe më shumë aftësinë e vendeve për tu përballur me pandeminë.

Zbulimi i vaksinës nga shtete të ndryshme dhe imunizimi kolektiv përmes saj u vlersuan si mekanizmi më efikas përmes së cilit to di jepet fund pandemisë së Kovid-19, e që u besua se vitit 2021 do të mundësonte kthimin në “normalitet” të shoqërisë njerëzore. Identifikimi i një varianti të ri të Kovid, i njohur si “Delta” do të ulte entuziazmin për fundin e pandemisë, pasi fuqia e saj shpërndarëse ka rritur ndjeshëm numrin e të infektuarve dhe të vdekurve në nivel botërorë. Duke u përballur me këtë situatë shumë shtete kanë filluar paralajmërimet apo edhe rikthimin e masave kufizuese si një mekanizëm përmes së cilave do të pengohet përhapja e këtij varianti.

Në nivel botëror në javën e fundit numri i infektimeve është rritur me 2 %, kurse numri i vdekjeve është rritur me 3 %

ShtetiTë infektuarit në javën e funditTë vdekurit në javën e fundit
SHBA+10 %+ 29 %
Britani e Madhe+2 %+ 14 %
Turqi+17 %+ 55 %
Francë+4 %+ 27 %
Gjermani+28 %-19 %
Zvicër+ 26 %0 %

Kjo tabelë na tregon se këto shtete në javën e fundit që të gjithë kanë pasur rritje të numrit të të infektuarve, kurse sa i përket vdekjeve ato ndryshojnë në disa prej tyre, ku disa vende kanë regjistruar rritje të vdekjeve ndërsa disa të tjerë kanë shënuar ulje. Në SHBA varianti Delta është shkaktari i 93 % të rasteve më Kovid-19 të regjistruara në këtë vend, në Gjermani ky variant është shkaktar i 83 % të rasteve me Kovid.

Numri i infektimeve dhe vdekjeve në vendet e rajonit në javën e fundit:

ShtetiTë infektuarit në javën e funditTë vdekurit në javën e fundit
Maqedonia e Veriut+321 %+250 %
Serbia+65 %+50 %
Shqipëria+222 %+100 %
Bullgaria+98 %+90 %
Greqia+2 %+ 29 %

Maqedonia e Veriut në krahasim me shtetet tjera fqinje ka rritjen më të madhe të përqindjes së të infektuarve dhe të vdekurve në javën e fundit, pas vendit tonë renditet Shqipëria, kurse më së miri qëndron Greqia. Në botë, Maqedonia mbanë vendin e pestë sa i përket infektimeve të reja për një javë.

Vendi ynë prinë sa i përket infektimeve dhe vdekjeve në rajon në javën e fundit, e kjo ka bërë që qeveria të marrë masa me qëllim parandalimin e infektimeve të mëtejshme. Kështu në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse nga 16 gushti (E hënë) do të ndalohet çdo lloj organizimi në ambiente të mbyllura dhe vërtetim për vaksinë, të paktën me dozën e parë, gjatë hyrjes në ngjarje ose objekt me më shumë se 30 të pranishëm në ambient të hapur. Pos Mqedonisë edhe vendet tjera të rajonit janë duke shqyrtuar mundësitë për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimeve.

Këto masa na paralajmrojnë se vjeshta do të jetë mbushur me masa kufizuese, por se sa do të jenë ato efikase në parandalimin e përhapjes së virusit kjo mbetet të shihet, duke pasur parasysh edhe faktin se në tetor organizohen zgjedhjet lokale të cilat mund të jenë burim për të rritur numrin e të infektuarve.//Zhurnal.mk