Analizë për kornizën ligjore dhe kapacitetet institucionale të shërbimeve lokale inspektuese për mbrojtjen e mjedisit jetësor
Shkup, 15 shkurt – Në hotelin Panoramika sot do të mbahet analiza e kornizës ligjore dhe kapaciteteve institucionale të shërbimeve lokale inspektuese për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Analiza ka për qëllim të japë shqyrtim të saktë të gjendjeve dhe sfidave në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese në nivel lokal, që është me rëndësi të jashtëzakonshme për qytetarët, por edhe për njësitë e vetëqeverisjes lokale në vend.
Në ngjarje, si folës do të paraqiten Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit dhe kryetari i BNJVL-së, Darko Blinkov nga Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor dhe Jugosllav Gjorgievski, një nga autorët e analizës. Moderator i ngjarjes do të jetë Zharko Haxhi-Zafirov nga Qendra për hulumtime dhe analiza juridike.
Fjalime të veta përshëndetëse do të kenë Daniel Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit Konrad Adenauer, Hristina Oxhaklievska, zëvendësministre e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Gorica Naxhinska, Qendra për hulumtime dhe analiza juridike.
Prezantimi i analizës është në organizim të Fondacionit Konrad Adenauer dhe Qendrës për hulumtime dhe analiza juridike.

