Analizë – Pandemia fatale për shumë kompani, mijëra biznese në falimentim

Shkup, 11 gusht – Numri i firmave që po falimentojnëë në Maqedoninë e Veriut po rritet nga vitit në vit, kjo shifër në gjysmën e parë të vitit ka arritur shifra alarmante, tërë kjo po na tregon se vendi ynë po kalon në një krizë shumë të rëndë ekonomike dhe financiare pasojat e së cilës do të jenë shumë të rënda, e që fatkeqësisht nuk po shihet një dritë në fund të tunelit se kur do të dilet nga kjo situatë e rëndë.

Maqedonia e Veriut për një periudhë të gjatë po përballej me vështirësi ekonomike dhe financiare, por ketë situatë të vështirë e rëndoi edhe më shumë pandemia e Kovid-19, ku masat kufizuese që u ndërmorrën nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit dëmtuan rëndë ndërmarrjet, ku shumë prej tyre nuk mundën që të rimëkëmbën nga kjo goditje e fuqishme, e që si pasojë e saj shumë prej tyre u detyruan që ti mbyllnin përgjithmonë aktivitetet e tyre.

Kjo situatë e vështirë po vazhdon edhe në vitin 2021, ku edhe përkundër që aktivitetet kanë filluar dhe ekonomia është rihapur, por edhe përkundër këtij fakti shumë kompani çdo ditë po mbyllin aktivitetet e tyre, e tërë kjo është një goditje për ekonominë e brisht të vendit, pasi mbyllja e tyre nënkupton humbje të vendeve të punës, rritjen e varfërisë dhe uljen e të ardhurave për buxhetin e shtetit.

Të dhënat e Regjistrit Qëndrorë sa i pëekt çregjistrimeve të kompanive:

Sipas të dhënave të Regjistrit Qëndrorë, në vitin 2020, kemi gjithësej 6222 kompani të çregjistruara si pasojë e falimentimit, kurse vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021 kemi 5404, shifër që gati ka arritur atë të vitit paraprak, e këto numra të frikshëm e në qoftë se vazhdohet me këtë tred atëherë me shumë gjasë shteti do të përjetojë një kolaps të fuqishëm financiar dhe ekonomik.

Sipas një hulumtimi që kanë bërë Pari.com dhe BiznisMrezha thekson se fshirja e bizneseve në muajin shkurt është e zakonshme në përputhje me ligjin për Shoqëritë Tregëtare, por ky trend ka vazhduar edhe në muajt e tjerë.

Të dhënat e BiznesMrezha sa i përket muajve në të cilën janë çregjistruar më shumë subjekte afariste:

МuajiNumri i subjekteve të çregjistruara
Janar216
Shkurt3403
Mars378
Prill493
Maj271
Qershor261

Sektori që u godit më tepër nga falimenti dhe çregjistrimi është ai i tregëtisë me gjithësej 1622 kompani të mbyllura apo në rreth 32.3 %, e ndjekur nga sektori i akomodimit ku u mbyllën 605 kompani të cilët përbëjnë 12.1 %, e ndekur nga kompanitë e industrisë përpunuese me 544 kompani të cilët përbëjnë 10.9 % të të gjitha falimentimeve.

Numri i kompanive të mbyllura sipas rajoneve sipas hulumtimit të BiznisMrezha:

QytetetNumri i Sukbejkteve të mbyllura
Shkup1935
Manastir257
Tetovë235
Gostivar229
Kumanovë220

Ashtu edhe siç pritej, Shkupi është qyteti i cili i paraprinë numrit të subjekteve të mbyllura, i cili ndiqet nga Manastiri që është në një diferencë të konsiderueshme me kryeqytetin sa i përket çregjistrimeve, kurse Kumanova gjendet në fund të 5 qyteteve me më shumë falimentime në Maqedoninë e Veriut.

Këto janë shifra të frikshme dhe duhet të shërbejnë si këmban alarmi për qeverinë që të ndërmarrë masa emergjente me qëllim frenimin e keti fenomeni, pasi në rast se vazhdohet me këtë ritëm, atëherë pasojat do të jenë katastrofike për ekonominë dhe financat e qytetarëve dhe të vet shtetit.//Zhurnal.mk