Analizë: Ndërpreje e përkohshme e marrëdhënieve dilomatike me Rusinë, a do të ishte një zgjidhje e mirë për Maqedoninë e Veriut?

Shkup, 18 shtator – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është ndër politikanët që me tone të ashpra dhe fare pa doreza flet kundër politikës ekspansioniste ruse në Ukrainë, por edhe në pjesë të tjera të kontineniti, duke përfshi edhe Ballkanin dhe konkretisht në Maqedoninë e Veriut. Në këtë stil ai ka folur edhe në intervistën për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, të publikuar sot.

Në këtë intervistë ekskluzive, presidenti Pendarovski ka folur në shumë tema, në mesin e të cilave ka qenë edhe lufta kundër lajmeve të rrejshme, e veçanërisht ka potencuar aktivitetet e propagandës ruse në Maqedoninë e Veriut.

Maqedonia e vogël përballë propagandës së Rusisë së madhe

Pendarovski mes tjerash tregon se si agjentë të kamufluar rusë, kanë vepruar si diplomatë duke përhapur propagandë kundër NATO-s dhe BE-së në vendin tonë. Ai shton se si pasojë e këtij veprimit të tyre, Maqedonia e Veriut për dy vite ka dëbuar 18 diplomatë rusë, për të cilët thekson se në fakt kanë punuar për shërbimin secret të Federatës Ruse.

“Prej kur u anëtarësuam në NATO ne kemi dëbuar 18 diplomatë rusë, të themi për dy vite e gjysëm, të cilët nuk ishin diplomatë, por realisht ishin agjentë zbulimi të shtetit rus dhe këtu bënin punë të këqija.
Ata e shisnin këtu narrativin politik të Federatës ruse që thoshte se sa çka u nevojitet Bashkimi Evropian. Edhe në BE edhe në NATO ne hyjmë për siguri bazike, por edhe për standard më të lartë të jetesës, për më tepër investime dhe për jetë më të mirë. Pa siguri, nuk mund të llogaritësh se mund të kesh zhvillim më të mirë. Propaganda ruse ishte më e fuqishme në Maqedoni në shtator të vitit 2018, kur realizuam referendumin për emrin. Atëherë ishte shansi i tyre i fundit kur menduan se mund të na pengojnë të anëtarësohemi në Aleancë, sikurse disa vite më parë, gjatë një cikli zgjedhor në Mal të Zi tentuan të bëjnë grushtet dhe të vijë në pushtet një garniturë tjetër politike e cila nuk do të shikojë kah perëndimi”, deklaroi Pendarovski në intervistën e cila është zhvilluar para se të dëbohen tre diplomatët e fundi rusë.

Kurse me dëbimin e tre diplomatëve të fundit raportet vetëm se janë përkeqësuar edhe më tepër. Që do të thotë se Rusia, përmes ambasadës së saj në Shkup, nuk ka ndërmend të heq dorë nga aktivitetet diplomatike që janë në kundërshtim me Konventat e Vjenës, respektivisht nga ato aktivitete të cilat në intervistën për “Zhurnal”, presidenti Pendarovski i quajti “punë të këqija”.
Cili mund të jetë pra “ilaçi” për të ju dhënë fund këtyre “punëve të këqija”. Dëbimet e njëpasnjëshme të diplomatëve rusë nuk kanë dhënë rezultate, por ato kanë vazhduar edhe më tej. Intensiteti i propagandës ruse në vendin tonë merr përmasa shqetësuese, dhe sfida më se serioze edhe për vendet e mëdha dhe të fuqishme, e jo vetëm për vendet e vogla, siç është Maqedonia e Veriut.

Siç shprehet presidenti Pendarovski, fati ynë është se jemi vend anëtar i NATO-s dhe çdo informacion që e posedojnë vendet e fuqishme ushtarake, e posedojmë edhe ne.
“Asnjë shtet, madje as shtetet më të mëdha nuk munden vetë, e ku më një shtet i vogël edhe me resurse, edhe me territor, edhe me popullsi edhe me GDP siç është Maqedonia. Kjo është çështje e cila do të bëhet gjithnjë më e rëndësishme.
Do të thotë, përveç këtyre luftërave territoriale, të cilat për fat të keq Putini i ktheu me invazionin totalisht jolegal dhe joraciona që e bëri duke i kthyer në skenën botërore, ky lloji tjetër i kërcënimeve hibride përmes propagandës politike, lajmeve të rrejshme për të shkaktuar paranojë, për të përhapur teori konspirative që ulin moralin e qytetarëve, e ulin besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore është pjesë ku NATO mundet të ndihmojë dhe është duke u bë gjithnjë e më e mirë në këtë dimension”, do të shprehet presidenti Pendarovski në intervistën për “Zhurnal”.

Prekja në çështjet e ndjeshme fetare!

Siç ofron NATO mekanizma të fuqishme për mbrojtje nga kërcënimet hibfirde, ashtu edhe “kërcënuesit hibrid” ndryshojnë dhe avancojnë “strategjitë” e tyre për të arritur efektin negativ që e synojnë. Shembull tipik sërish është qasja e Rusisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Përveç diplomatëve që realisht kanë qenë njerëz të shërbimit sekret, dyshimet e fundit flasin se Rusia ka futur në lojë edhe klerin fetar, shkruan Zhurnal.

Shembull për këtë është shpallja “non grata” në Maqedoninë e Veriut të udhëheqësit të Patriarkanës moskovite në Sofje, Vasijan Zmeev.
Ai është dëbuar bashkë me këshilltarët politikë në ambasadën ruse I. Hropjaçkov, A. Rozhdevsdvenski, si dhe S. Popov. Kjo është dëshmi se Rusia dëshiron të “prekë” edhe tek religjioni, aty ku është mjaft e ndjeshme një shoqëri multietnike dhe multifetare, siç është shoqëria në vendin tonë. Kjo është “luftë hibride” pa pardon, në stilin “qëllimi i arsyeton mjetet”.

Parashtrohet pyetja se sa një shtet i vogël mund të mbrohet nga sulme të këtilla hibride nëse ato bëhen në kontinuitet? Diplomatët e dëbuar do të shkojnë, bashkë me klerikun rus, po rata do të zëvendësohen me të tjerë. Edhe ata ndodshta do të dëbohen, por sërish do të zëvendësohen me të tjerë. A duhet t’i vendoset pikë kësaj agonir me një vendim të përkohshëm për ndërprerje të raporteve diplomatike, der isa gjërat në Rusi të mos nryshojnë për të mirë? Kjo gjithsesi është një temë e cila duhet seriozisht analiuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut! /Zhurnal