Analizë: Çfarë përmbajnë vaksinat kundër Covid?

Shkup, 16 gusht – Përhapja e Kovid-19 ishte shumë e shpejtë dhe për një kohë shumë të shkurtër ajo përfshiu tërë botën. Kjo situatë e vështirë detyroi shumë shtete që të fillojnë hulumtimet për të krijuar një vaksinë e cila do ti jepte fund pandemisë, e si rezultat i saj u krijuan disa lloje të cilat dallonjë nga njëra tjetra sa i përket përbërjes të cilat kanë shkaktuar kirijim e shumë teorive konspirative duke rritur frikën dhe hezitimin e njerëzve për tu vaksinuar.
Pandemia që shkaktoi Kovid-19 e gjeti botën të pa përgatitur për tu përballur me një armik të pa njohur i cili nuk ishte hasur më herët, e që e gjithë kjo e zhyti botën në kaos, dhe si shpëtim i saj i vetëm u paralajmrua së është vaksinimi i popullatës me qëllim krijimin e imunizimit kolektiv. Kështu shtetet me të fuqishme të botës i hynë garës me kohën për krijimin sa më parë të një vaksine, pasi zbulimi sa më i hershëm i saj do të thoshte shpëtimin e mijra apo edhe milion jetëve njerëzore, shkruan Zhurnal.
Nga kjo emergjencë shtete të ndryshme prodhuan vaksina të ndryshme, të cilat sa i përket përmbajtjes dallonin nga njëra-tjetra, e që me zbulimin e tyre u krijua edhe hapësira në të cilën lindën shumë teori për efekte anësore dhe rrezikshmërinë e vaksinave për organizmin e njeriut. Kjo propagandë ndikoi në rritjen e frikës së shumë njerëzve dhe hezitimin e tyre për tu vaksinuar.
Përbjajtja e një doze vaksine Pfizer-Biontec:
Përbërës aktiv
ARN-ja e modifikuar e nukleozideve (mRNA) që kodon glikoproteinën e rritjes virale (S) të SARS-CoV-2.
mRNA e njohur edhe si acid ribonukleik përcjellës , mRNA është përbërësi i vetëm aktiv në vaksinë. Molekulat e mRNA përmbajnë materialin gjenetik që udhëzon trupin tonë se si të prodhojë një proteinë virale që shkakton krijimi të imunitetit në trupin tonë, kjo bën që organizmi ynë të prodhojë antitrupat e nevojshëm për të na mbrojtur nga infeksioni kur jemi të ekspozuar ndaj koronavirusit.
Lipidet
Detyra kryesore e tyre është që ta mbrojnë mRNA dhe ti ndihmojnë asaj për të hyrë brenda qelizave.
(4-hidroksibutil) azanodil) bis (heksan-6,1-diil) bis (ALC-3015) ,(2- heksildekanoat), 2 -[(polietilen glikol) -2000] -N, N -ditetradecylacetamide (ALC -0159), 1,2-distearoil-sglicero-3-fosfokolinë (DPSC)
Kolesterol
Kripërat që përfshihen në vaksinën Pfizer ndihmojnë në balancimin e aciditetit në organizëm:
Klorur kaliumi, Fosfat kaliumi monobazik, Klorid sodium, Dihidrat bazë fosfat natriumi
Tjetër
Sheqeri i njohur gjithashtu si sakarozë, gjithashtu mund të gjendet në vaksinën e re COVID. Ky përbërës ndihmon molekulat të ruajnë formën e tyre gjatë ngrirjes.
Përbjajtja e një doze vaksine Moderna:
mRNA- Moderna gjithashtu përdor teknologjinë mRNA për të ndërtuar antitrupa kundër Kovid-19.
Lipidet
Vaksina Moderna gjithashtu përdor lipide për të ndihmuar në dërgimin e mRNA në qeliza.
SM-102
1,2-dimyristoyl-rac-glicero3-metoksipolietilen glikol-2000 [PEG2000-DMG]
Kolesterol
1,2-distearoil-snglicero-3-fosfokolinë [DSPC]
Acidet
Acid acetik
Stabilizues të Acidit
Tromethamine & Tromethamine hydrochloride
Kripërat
Acetat natriumi
Sheqer
Sakroze
Qëllimi kryesor i acideve, kriprave dhe sheqerit është që ta ruajnë stabilitetin e vaksinës pasi që ajo të jetë prodhuar.
Pfizer dhe Moderna kanë një të përbashkët që ka të bëjë përdorimin e mRNA, sheqerit dhe kolesterolit, kurse dallojnë sa i përket lipideve, kriprave, kurse sa i përket acideve dhe acideve stabilizuese këto nuk hasen tëk Pfizer.
Përmbajtja e Jonson & Jonson:
Kjo vaksinë në krahasim me Pfizer dhe Moderna nuk përmban mRNA, por në vend të kësaj përdor një virus të ndryshëm, një adenovirus (ftohje e zakonshme), për t’i treguar trupit se si duket COVID-19.
Acidet
Monohidrat i acidit citrik
Kripërat
Trihidium citrat dihidrat
Sheqerna
2-hidroksipropil-β-ciklodekstrin (HBCD)
Polisorbat-80, klorur natriumi
Përbërës të tjerë
Përbërësit e Vaksinës AstraZeneca (Burimi i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar)
Një dozë (0.5 ml) përmban: vaksinën kundër COVID-19 (Rekombinant ChAdOx1-S *) 5 × 10 ^ 10 grimca virale (vp)
Ky produkt përmban organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ), sipas të dhënave të Qeverisë Britanike.
Substancat ndihmëse
L-Histidina
L-Histidine Hidroklorur Monohidrat
Heksahidrat i klorurit të magnezit
Polisorbat 80
Etanol
Sakarozë
Klorid sodium
Edetate dihidrat disodium
Etanol (lloj alkooli)
Ujë për injeksione
Këto janë përbërjet që kanë vaksinat që janë të çertifikuara dhe të pranuara nga BE dhe SHBA, e që pos këtyre ka edhe vaksina që janë prodhuar nga Rusia dhe Kina, por të cilat ende nuk pranohen gjërësisht, e qe për dallim nga Pfizer, Moderna, Jonson&Jonson, vetëm AstraZeneka është e modifikuar gjenetikisht.//Zhurnal.mk