Analizë: Bashkëpunimi me opozitën shqiptare në zgjedhjet lokale për VMRO-në është jetike

Shkup, 16 gusht – Nuk ka mbetur edhe shumë kohë deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Kjo ka ndikuar që partitë qeverisëse ti zyrtarizojnë koalicionet, kurse partitë më të mëdha opozitare si në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptarë nuk kanë ende një koalicion, edhe përkundër faktitt se opozita ka nevojë që të bashkohet për ta mposhtur pushtetin, e kjo në disa komuna është jetike për triumfin e tyre.

Koalicionet janë një instrument shumë i rëndësishëm të cilët partitë polike e shfrytëzojnë maksimalisht në sistemet demokratike, pasi në të shumtën e rasteve ajo shfaqet si garantues i ruajtjes apo edhe marrjes së pushtetit, shkruan Zhurnal.

Caktimi i 17 si datë për mbajtjene zgjedhjve ka ndikuar që partitë të rreshtohen në bazë të interesave të tyre politike dhe elektorale për të krijuar koalicionet, disa nga partitë kanë arritur dakordësi që të përkrahin njëra tjetrën pas raundit të parë, e një marrëveshje e tillë është bërë nga partitë qeverisëse LSDM dhe BDI.

VMRO dhe ASH-AAA si partitë më të mëdha opozitare në kampin politik maqedonas edhe në atë shqiptarë nuk kanë zyrtarizuar një koalicion parazgjedhor apo edhe për përkrahjen e njëra-tjetrës në raudin e dytë. VMRO e cila në bazë të zgjedhjeve të fundit parlamentare u rendit e dyta me një diferencë shumë të vogël nga partia e parë, e kjo e bënë jetike krijimin e koalicioneve për këtë parti në qoftë se ajo synon që të triumfojë në këto zgjedhje. Në disa komuna, janë koalicionet ata që do të vendosin se a do të ngadhënjejë LSDM apo VMRO, pasi partia e cila nuk arrin një marrëveshje bashkpunimi me shumë gjasë do të mposhtet.

Kështu deri sa LSDM ka arritur një marrëveshje bashkpunimi me BDI-në, atëher i ngelet VMRO-së që të bëjë koalicion me partinë tjetër më të madhe opozitare shqiptare ASH-AAA , pasi kjo është forma e vetme për ta balancuar apo mposhtur koalicionin e arritur mes partive qeverisëse.

Në njësinë zgjedhore numër 2 dallimi mes LSDM-VMRO është shumë i ngushtë, ku ky i fundit udheheqë lehtë me 0.3 %, por situata është ndryshe në qoftë se llogarisim përqindjet në bazë të koalicionit. LSDM-BDI do të udhëhiqnin me këtë njësi zgjedhore me 45.79 %, kurse në rast koalicioni VMRO-ASH-AAA atëher ata do të kishin 44.87 % të votave. Në disa komuna në këtë njësi rezultati me skëtyre dy partive është shumë i ngushtë e që vetëm koalicionet do të bënin diferencën.

Rezultatet në komunën e Butelit sipas përqindjes së votave që kanë marrë LSDM-VMRO-BDI-ASH-AAA në zgjedhjet e korrikut të vitit 2020:

VMRO-DPMNE36.14 %
LSDM27.52 %
BDI14.02 %
ASH-AAA13.42 %

Në qoftë se të gjithë partitë do të konkuronin të vetme atëherë fitues i kësaj komuna do të ishte VMRO me një dallim prej 8.62 %, por situata ndryshon rrënjësisht me krijimin e koalicioneve. Me arrtijen e bashkpunimit LSDM-BDI atëherë ata do të triumfonin në këtë komunë me 41.54 %, e që në bazë të këtyre rezultateve VMRO edhe pse partia e parë do të humbiste. Në rast se arrihet një marrëveshje mes ASH-AAA dhe VMRO për ta mbështetur njëra-tjetrën atëher ky koalicion do të arrinte triumfin me 49.56 % të votave, shkruan Zhurnal.

Në njësinë zgjedhore numër 6 dallimi mes partive më të mëdha LSDM-VMRO, ku partia qeverisëse udhëheq me 6.97 %, kurse në bazë të koalicionit atëher me BDI-në diferenca do të rritej me 37.37 %, Në rast se një marrëveshje arrihet mes VMRO-ASH-AAA atëher diferenca do të ishte me 9.41 %.

Rezultatet në komunën e Jegunovcit e cila gjendet në njësinë zgjedhore numër 6 sipas përqindjes së votave që kanë marrë LSDM-VMRO-BDI-ASH-AAA në zgjedhjet e korrikut të vitit 2020:

VMRO-DPMNE38.84 %
LSDM25.97 %
BDI17.95 %
ASH-AAA11.58 %

Kjo komunë aktualisht udhëhiqet nga LSDM, por që me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020, kemi ndryshim pozicioni ku tani VMRO paraqitet si partia me mbështetjen më të madhe në Jegunovcë,e cila gëzon mbështetjen e 38.84 % të votuesve. Situata ndryshon në qoftë se kalkulojmë rezultatet e LSDM-BDI si koalicion, ku të dy sëbashku dalin me 43.92 % të votave. Në qoftë se arrihet nëjë koalicion mes VMRO dhe ASH-AAA, atëher ata do të ishin triumfuesit në Jegunocv me 50.42 % të votave.

Në njësinë zgjedhore 5 udheheqë LSDM me 0.95 % para VMRO, që është një rezultat shumë i ngusht apo edhe i barabartë mes këtyre dy partive. Nëse bëjnë krahasimet në bazë të koalicionit LSDM-BDI dhe ati të supozuarit VMRO-ASH-AAA, atëher partitë qeverisëse do të udhëhiqnin me këtë komunë me 50.75 %, kurse partitë opozitare do të kishin 42.66 %.

Rezultatet në komunën e Ohrit e cila gjendet në njësinë zgjedhore numër 5 sipas përqindjes së votave që kanë marrë LSDM-VMRO-BDI-ASH-AA në zgjedhjet e korrikut të vitit 2020:

VMRO-DPMNE44.81 %
LSDM38.82 %
BDI5.55 %
ASH-AAA1.27 %

Në Ohër udhëheq VMRO në krahasim me LSDM me 5.99 % sipas rezutateve të zgjedhjeve të përgjithshme të korrikut të vitit 2020. Rezultatin në Ohër nuk mund ta ndryshoj as koalicioni me LSDM dhe BDI, pasi këto dy parti në këtë komunë kanë gjithësej 44.37 % të votave, që është përsëri më e ulët se ajo e VMRO me 0.44 %. Këtu situata mund të ndryshojë me futjen në lojë të PDSH me të cilën LSDM ka arritur marrëveshje për bashkëpunim, e ku kjo e fundit do të arrinte rezultat prej 45 % që është me 0.19 % më e lartë se ajo e VMRO-së. Kështu formimi i një koalicioni mes ASH-AAA dhe VMRO është jetike që ajo të triumfojë në Ohër, ku ajo do të siguronte 46.08 % të votave, shkruan Zhurnal.

Në njësinë zgjedhore numër 3, siaps të dhënave të KQZ për rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve të përgjithsme parlamentare, në këtë njësi ka triumfuar VMRO me 3.01 % në krahasim me LSDM-në. Ndërsa sa i përket koalicioneve në bazë të këtyre rezultateve LSDM-BDI në këtë njësi do të merrte 44.94 % të votave dhe në rast të një koalicioni mes VMRO-ASH-AAA atëher këta do të siguronin 46.46 % të votave.

Rezultatet në komunën e Zelenikovës e cila gjendet në njësinë zgjedhore numër 3 sipas përqindjes së votave që kanë marrë LSDM-VMRO-BDI-ASH-AAA në zgjedhjet e korrikut të vitit 2020:

VMRO-DPMNE44.41 %
LSDM26.94 %
BDI18.94 %
ASH-AAA4.15 %

Në Zelenikovë VMRO udhëheq para LSDM me 17.47 % të totalit të numrit të votave, që e bënë këtë parti fituese të qartë të kësaj komune nëse përsëriten rezultatet e vitit 2020. Situata ndryshon rrënjësisht me krijimine koalicionit LSDM-BDI ku këta sëbashku kanë 45.88 % të votave që nënkupton përmbysje të plotë të rezutatit. Për të ruajtur epërsinë VMRO e ka të nevojshme krijimin e një koalicioni me ASH-AAA, ku këta sëbashku do të siguonin 48.56 % të votave.

Në njësin zgjedhore numër 4, siaps të dhënave të zgjedhjeve të përgjithsme parlamentare, në këtë njësi ka triumfuar LSDM me 1.65 % në krahasim me VMRO-në. Ndërsa sa i përket koalicioneve në bazë të këtyre rezultateve LSDM-BDI në këtë njësi do të merrte 46.94 % të votave dhe në rast të një koalicioni mes VMRO-ASH-AAA atëher këta do të siguronin 45.24 % të votave.

Rezultatet në komunën e Negotinës e cila gjendet në njësinë zgjedhore numër 4 sipas përqindjes së votave që kanë marrë LSDM-VMRO-BDI-ASH-AAA në zgjedhjet e vitit 2020:

VMRO-DPMNE46.57 %
LSDM45.96 %
BDI0.64 %
ASH-AAA0.16 %

VMRO do të ishte fituese në Negotinë me 0.61 % të votave në krahasim me LSDM, në qoftë se përsëriten rezutatet te korrikit të vitit 2020. Me krijimin e koalicionit situata do të ndryshonte ku LSDM-BDI së bashku do të kishin 46.66 % të votave të cilët do ti mundësonin triumfin ndaj VMRO-s. Për ta ruajtur rezultatin pozitiv në këtë komunë VMRO do të duhet që të arrijë një koalicion me ASH-AAA, të cilët sëbashku kanë 46.73 % të votave apo 0.7 % më shumë se koalicioni qeverisës, shkruan Zhurnal.

VMRO e ka nevojë jetike arritjene një koalicioni me partinë më të madhe opozitare shqiptare atë të ASH-AAA në qoftë se ajo dëshironë që ta ruaj epërsinë në disa komuna e që kjo nënkupton se në rast të arritjes së një bashkpunimi të tillë ajo do të triumfonte dhe do te qeveriste në shumë prej tyre, e në rast të kundërtën ajo do të humbiste shumë. A do të arrihet një bashkupin i tillë në mënyrë zyrtare apo të heshtur kjo mbetete të shihet në ditët dhe muajt në vazhdim./Zhurnal.mk