Analizë: A mund të nevojitet ndihma e Mijallkovit për Marrëveshjen me Bullgarinë, si për Marëveshjen e Prespës?

Shkup, 10 shkurt – Presidenti bullgar Rumen Radev po mundohet ta mer “timonin” nga kryeministri Kirl Petkov në kontestin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Radev edhe so është prononcuar për këtë kontest, duke kërkuar sërish që bullgarët të përfshihen në preambulën e Kushtetutës.

“Bulgaria përkrahë perspektivën evropiane të vendeve fqinje në Balkanin Perëndimor si masë më të sigurt për garantim të sigurisë, stabilitetit dhe progresit ekonomik të rajonit tonë.  

Për këtë arsye presim rezultatet konkrete në sferën e ekonomisë dhe lidhshmërisë, por edhe në raport me ;ështjet e hapura bilaterae në diaogun me Republikën e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht e ndjeshme është çështja e respektimit të bullgarëve maqedonas,gjuha e urrejtjes dhe sulet kundër gjurmëve kulturoro-historike bullgare. Moszgidhja e këtyre çështjeve do ta pegojë edhe avancimin drejt integrimit evropian”, ka deklaruar Radev në takim me ambasadorët, shkruan Zhurnal.

Spas tij, aktivizimi i ngoiatave bilaterale me Maqedoninë dhe mbindërtimi i asaj që ësht arritur deri tani është një shenjë positive.

“Megjithatë Bullgaria pret jo vetëm premtime të reja, por garanc kushtetuese për respektimin e të drejtave të bullgarëve maqedonas përmes përfshirjesë tyre në Preambulën e Kushtetutës së bashku me pjesët tjera të popujve të numëruara. Kjo duhet të ndodhë para fillimit të negociatave për anëtarësim në BE të fqinjit tanë”, ka theksuar Radev. Në këtë mënyrë ai ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut nuk mundet të fillojë negociatat për anëtarësm në BE pa u futur edhe bullgarët në Preambulë.

Madje shton se respektimi i të drejtave të njeriut dhe plotësimi i Kritereve të Kopenhagës kanë të bëjnë edhe me vlerat evropiane dhe për to nuk mund të bisedohet.

“Është vështirë e pranueshme teza se në Kuvendin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk ka shumicë prej 2/3 të deputetëve që të shprehet vullneti  fuqishëm për arrtje të anëtarëisë së plotë. Poashtu, do të ishte e pasqarueshme futja e ideologjisë nga regjimi i kaluar totalitar në Evropën e bashkuar”, thotë Radev.

Edhe përkundër derklaratave të presidentit bullgar, numrat në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tregojnë një realitet tjetër.

Shumica parlamentare në Kuvend “me zor” arrin në 64 deputetë – 44 LSDM me partnerët e saj, 15 BDI, 4 Alternativa, një PDSH dhe deputeti tani i pavarur, Kastriot Rexhepi. Le të supozojmë se të gjith ata do të pranonin futjen e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës edhe pse disa parti të vogla maqedonase kanë dilema rreth kësaj. Le të supozojmë poashtu se propozimin e inkuadrimit të bullgarëve në Kushtetutë, si kusht për fillim të negociatave, do ta përkrahin edhe dy partitë opozitare shqiptare – ASH me 8 deputetë dhe Besa me 3 deputetë. Sërish arrijmë te numri 75, kurse për ndryshim të Kushtetutës, përfshi edhe Preambulën, nevojiten 80 deputetë. Duke pasë parasysh se në anën tjetër kemi dy parti me qëndrime të ngurta në këtë temë, si VMRO-DPMNE dhe Levica me gjithsej 46 deputetë, atëherë sigurimi i plus pesë deputetëve duket me të vërtetë punë e vështirë, shkruan Zhurnal.

Gjëja e vetme që na kujtohet për të arritur te “80-shi magjik” është aktivizimi i mundshëm brenda VMRO-DPMNE-së i Sasho Mijalkovit, për të siguruar pesë deputetë, ashtu siç thuhej se siguroi 8 deputetë në mandatin e kaluar kuvendor, për të futur dispozitat e Marrëveshjes së Prespës në Kushtetutë. Kishte spekulime se lirimi i papritur i Mijallkovit nga burgu ka të bëjë me këtë çështje, mirëpo ato nuk ishin serioze. Sepse tani kemi edhe një VMRO-DPMNE e cila është shumë më e bashkuar dhe homogjene, se sa ishte në mandatin e kaluar dhe me shpresa shumë më të mëdha për të ardhur në pushtet.

E në kohën kur elani negociator i para një muaji për zgjidhje të shpejtë ka filluar të bie, negociatat vazhdojnë në nivel teknik.

Në funksion të kësaj, tre ministra nga Bullgaria dhe dy nga Republika e Maqedonisë së Veriut sot marin pjesë në takimin e grupit ndërdikasterial për bashkëpunim në fushat e infrastrukturës, transportit dhe lidhjes.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Grozdan Karaxhov, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut Goran Milevski, ministrat e Transportit të Bullgarisë – Nikolay Sabev dhe ministri i Maqedonisë së Veriut – Bllagoj Boçvarski dhe ministri i Energjisë Aleksandar Nikollov.

Në takimin e punës do të marrin pjesë edhe zëvendësministrja rajonale Deljana Ivanova, Razmena Çekiq-Duroviq – sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ekspertë nga të dyja vendet.

Pjesëmarrësit diskutojnë tema lidhur me transportin dhe lidhjen e transportit midis dy vendeve, energjinë dhe politikën rajonale.

Paraprakisht, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe Goran Milevski do të marrin pjesë në takimin për Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Jo që kjo pjesë është e parëndësishme, mirëpo për fat të keq politika për momentin e ka fjalën kryesore, sepse si; është shprehur Radev, “Bullgaria është shtet serioz evropian dhe nuk dëshiron që në Evropë të fusë problem të pazgjidhura” dhe në këtë drejtim ai pret solidaizim dhe mirëkuptim nga vendet tjera anëtare.///Zhurnal