Analiza e “Abissnet Superiore” / Statistikat, ja ekipet që godasin më shumë brenda zonës

Të dërgosh topin në zonën kundërshtare është një nga gjërat më të rëndësishme për të provuar shënimin e një goli. Në këto javë të para të kampionatit “Abissnet Superiore” po dallohen shumë skuadrat që arrijnë të mbajnë topin më shumë në zonën kundërshtare dhe ato që përpiqen të gjejnë golin me gjuajtje nga distanca e largët. Kalimi i topit në zonën kundërshtare do të thotë gjithashtu krijimi i situatave më të rrezikshme për kundërshtarët, të tilla si ekspozimi ndaj penalltive ose fitimi i goditjes nga këndi pa u përpjekur për të gjuajtur në portë.