Ana Petrovksa kandidate për kryetare e qytetit të Shkupit

Shkup, 17 gusht – Drejtoresha e shkarkuar e Inspektoratit për Ambient Jetësor, Ana Petrovska do të jetë kandidat për kryetar komune në qytetin e Shkupit. Ajo do të jetë kandidate e pavarur nga “Qyteti i gjelbër human”. Petrovska tha se dëshiron të pastrojë deponitë, t’i bëjë energjikisht efikase të gjitha objektet, por edhe të sjellë plan të ri urbanistik që të ruhet gjelbërimi, informon Zhurnal.
“Ne kemi vizion të përbashkët. Mendoj se së bashku mund të bëjmë ndryshimet që qytetarët i duan. Duam qytetin ta hapim ndaj opinionit, të jetë më transparent, të flasim për mënyrën si programohen dhe harxhohen paratë e qytetarëve. Shërbimet e qytetarëve janë para se gjithash, ato duhet të jenë më të qasshme, do të punojmë edhe në digjitalizim. Do ti sjellim të rinjtë, të margjinalizuarit dhe personat me hendikep në sjelljen e vendimeve. Do të punojmë për plan të ri urbanistik i cili do të ndalojë betonizimin, do të mbrojë gjelbërimin dhe do të vendosë mobilitet urban. Ndotja e ajrit është temë e rëndësishme. Si qytet nuk ka shumë kompetenca, por do të punojmë në plan afatshkurtër, në përputhje me ligjin e ri për ajr ambiental”, tha Petrovska.
Sipas saj, ka shumë mundësi të punohet në nivel lokal dhe ët bëhen ndryshime të mëdha.//Zhurnal.mk