Ana Kabashi flet për vallëzimet e profesorit nga Vushtrria: Nuk pashë asgjë të keqe, përse gjithë këto komente negative
Për profesorin e Vushtrrisë, Lulzim Pacin, një koment e ka bërë edhe këngëtarja Ana Kabashi.ADVERTISING
Artistja nga Peja ka shpërndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit thekson se nuk është nevoja për gjithë këto komente negative, pasi jemi një popull që e duam muzikën dhe vallet tradicionale.
Ajo tutje shton se nuk duhet të përqeshim njëri-tjetrin, meqenëse jo gjithnjë duhet të pajtohemi me veprimet e të tjerëve.
Postimi i plotë i Ana Kabashit:
“Nuk po shoh asgjë të keqe tek profa që paska vallëzuar në shtëpi të vet. Sikur secili prej neve që vallëzon. Nuk e di përse gjithë këto komente negative prej njerëzve, ne jemi një popull që nëse munden, mëngjes, drekë, darkë e lëshojnë muzikën dhe e kapin vallen e kërcejnë.
Për çdo festë që kemi muzika tradicionale, tupani është i pranishëm në shtëpitë e tona.
E dimë që jemi lodhur prej shumë situatave negative që janë duke ndodhur në këtë kohë, por të paktën mos ta përqeshim njëri-tjetrin sepse qejfi i dikujt nuk është i nevojshëm që të pëlqehet patjetër prej tjetër kujt”.