AMS-ja në favor të personave të siguruar ka zgjidhur 4 herë më shumë ankesa

Shkup, 17 maj – Puna transparente e menaxhmentit të AMS-së ka kontribuar në rritjen e numrit të ankesave të zgjidhura në favor të policë mbajtësve, lidhur me aktivitetin e shoqërive të sigurimeve. Për tre muaj, AMS-ja ka proceduruar lidhur me 52 ankesa, që është tre herë më shumë se vitin e kaluar. Numri më i madh i ankesave, në tre muajt e parë të këtij viti, janë ankesat e të siguruarve për dëmshpërblimin e auto-përgjegjësisë të mbuluara nga një raport evropian. Numri i tyre është rritur pothuajse katër herë.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) në tre muajt e parë të këtij viti ka shqyrtuar 52 ankesa nga persona të siguruar, të cilët janë ankuar për shërbimet e shoqërive të sigurimeve.

Numri i ankesave të proceduruara nga AMS-ja në tremujorin e parë të këtij viti është trefishuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ekspertët e AMS-së kanë proceduruar lidhur me 17 ankesa.

“Në periudhën janar-mars, AMS-ja ka pranuar gjithsej 62 ankesa nga persona të siguruar. Gjashtë prej këtyre ankesave kanë qenë pa bazë për shqyrtim, ndërsa parashtruesit në 4 raste kanë tërhequr ankesat e tyre. Nga gjithsej 52 raste, për të cilat AMS-ja ka proceduruar, 8 ankesa janë zgjidhur në favor të policëmbajtësve, që është 4 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në procedurë e sipër janë 18 ankesa dhe 26 ankesa janë zgjidhur negativisht”, thuhet në kumtesën e AMS-së.

Në të shumtën e rasteve, të siguruarit janë ankuar për shërbimin e raporteve evropiane gjatë zgjidhjes së dëmeve të qarkullimit. Nga gjithsej 27 ankesa për zgjidhjen e dëmeve nga auto-përgjegjësia për automjete (klasa më e madhe dhe e detyrueshme e sigurimit), madje 19 ankesa janë për shkak të veprimeve apo procedurimit të shoqërive të sigurimit sipas raportit evropian të dëmeve. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit, 4 herë më shumë të siguruar janë ankuar për këtë shërbim.

Ka një rritje të ndjeshme të ankesave në sigurimin e pasurisë – klasa më e madhe e sigurimit vullnetar. Ekspertët e AMS-së kanë marrë 13 ankesa nga persona të siguruar, që është dy herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

“Lidhur me arsyen për të cilën ankohen të siguruarit, më të shumtat në këtë periudhë janë ankesat që i referohen bazës së pagesës së dëmeve nga shoqëritë. Për tre muajt e parë janë pranuar 20 ankesa të tilla, që është 53% më shumë se i njëjti tremujor i vitit 2021. Rritja më e ndjeshme e numrit të ankesave, ka të bëjë me procesin në të cilin kompanitë trajtojnë dëmet e të siguruarve. Nga fillimi i janarit e deri në fund të marsit janë parashtruar 16 ankesa për trajtimin e dëmeve, ndërsa vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, mbi këtë bazë janë parashtruar 4 herë më pak ankesa”, shtojnë nga AMS-ja.

Në tre muajt e parë të vitit, për vlerën e kompensimit të dëmit të ofruar prej shoqërive të sigurimeve, janë ankuar 15 persona. Në këto raste, AMS-ja nuk ka kompetencë të vendosë për masën e kompensimit, por përcakton kushtet dhe rrethanat në të cilat është marrë vendimi për masën e kompensimit të ofruar.

Nga ankesat e parashtruara, 47 janë dorëzuar nga qytetarët dhe 15 nga persona juridikë. Nga qytetarët të cilët kanë parashtruar ankesë, 13 prej tyre kanë përdorur shërbimin e avokatit – përfaqësuesit juridik.

Në AMS parashtrohet ankesë nëse i siguruari nuk është i kënaqur me përgjigjen që ka marrë nga shoqëria e sigurimeve për arkëtimin e dëmit ose nuk ka marrë përgjigje brenda 30 ditësh. AMS-ja nuk shqyrton ankesa anonime ose çështjet për të cilat zhvillohen procedura gjyqësore apo procedura të tjera.

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) është organ rregullator i pavarur, i cili rregullon tregun e sigurimeve, kryen mbikëqyrje të aktivitetit të shoqërive të sigurimeve dhe kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të personave të siguruar ose policëmbajtësve dhe kontribuon në edukimin financiar të popullatës