AMFBZHR si lider për IPARD në rajon ndan përvojën e punonjësve të Agjencisë pagesore të Shqipërisë
Shkup, 24 shkurt – Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural sot dhe nesër është nikoqir i përfaqësuesve të Agjencisë për bujqësi dhe zhvillim rural nga Shqipëria.
Siç informojnë nga Agjencia PAGESORE, zëvendësdrejtori i AMFBZHR REmzi Abdullahi në takim theksoi se duke siguruar bashkëpunim të ndërsjellë, dy institucionet dhe dy vendet ndihmojnë njëri-tjetrin. Qëllimi, siç tha Abdullahi, është zhvillimi dhe forcimi i strukturës dhe kapaciteteve administrative, si dhe rritja e absorbimit të mjeteve nga programi IPARD.
Punonjësit nga Agjencia pagesore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në këto dy ditë do të bartin njohuritë, përvojat, procesin e punës dhe përgatitjen e projekteve nga programi IPARD.
Në këtë punëtori dyditore do të ndahen metodologjitë e përcaktimit të çmimeve të referencës dhe do të njihen me procedurat e aplikimit, përmes përpunimit të aplikacioneve IPARD deri në nënshkrimin e kontratave dhe pagesën e mbështetjes financiare.
“Me ndihmën e mjeteve nga programi IPARD, vendet e rajonit forcojnë sektorët e bujqësisë dhe paralelisht zhvillojnë, modernizojnë ndërmarrjet mikro dhe makro, gjë që i jep vlerë të shtuar prodhimit primar, qëndron në kumtesën nga AMFBZHR.

