Amerikani gjen një hardhucë në guaskën e tualetit në shtëpinë e tij

Një burrë dëgjoi një “spërkatje” uji që vinte nga banja e tij dhe u tmerrua kur gjeti një hardhucë të llojit ‘iguana’ në guaskën e tualetit.

John Riddle, 58-vjeçar, ishte në shtëpinë e tij në qytetin Hollywood të Florida-s, kur një hardhucë frikshëm kishte gjetur rrugën për në shtëpinë e tij.

Ai shkoi për të parë se çfarë po ndodhte dhe pa një zvarranik që ia kishte ngulur sytë.

“Unë vetëm dëgjova spërkatje. Shikova poshtë dhe shoh një zvarranik që po më shikonte”, tha Riddle.

Ai u përpoq që ta hiqte iguanën me një rrjet pishine, por nuk arriti ta kapte. Kështu ai u përpoq, që ta kapte vetë me duart e tij, por në atë moment, iguana u tkurr për t’u fshehur në guaskë. Hardhuca dikur gjeti mënyrën për të dalë nga guaska e tualetit dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë së amerikanit.

Riddle, i cili ka jetuar në Hollywood, Florida, për më shumë se 30 vjet, kishte parë mjaftueshëm hardhucë të këtij lloji përgjatë viteve, por kurrë në një banjë.