Ambasadori rus në Uashington: Dërgimi i armëve në Ukrainë e çon SHBA-në drejt luftës me Rusinë

Dërgimi i armëve në Ukrainë është rrugë drejt konfliktit midis Rusisë dhe SHBA-së, deklaroi ambasadori rus në Uashington, Anatolij Antonov.

“Shkurtpamësia e amerikanëve është e dukshme në rrethanat aktuale. Të obsesionur me dëshirën për t’i shkaktuar dështim strategjik Rusisë, elitat lokale i rrisin tensionet, duke pompuar armë në regjimin e Kievit. A është vërtetë e qartë se kjo është rruga drejt konfliktit ushtarak të drejtpërdrejtë midis forcave më të mëdha bërthamore që do të ketë pasoja të paparashikueshme?”, thuhet në shkrimin e Antonovit për Newsweek, tekstin e së cilit e publikoi misioni diplomatik rus.

Antonov thotë se planet për sanksione të SHBA-së kundër Rusisë gjithashtu nuk funksionojnë.

“Vendosja e pamenduar e restriksioneve vetëm se e përkeqëson situatën në ekonominë amerikane. Gjegjësisht, del se vendosja e restriksioneve vetëm se e përkeqëson situatën në ekonominë amerikane. Gjegjësisht, del se në çmendurinë antiruse Uashingtoni është i gatshëm ta qëllojë këmbën dhe ta vallëzojë në të njëjtën kohë. Kjo duke absurde”, vlerësoi ambasadori rus.