Ambasadori Markovski në vizitë pune në RIKO
Tiranë, 22 shkurt – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, Danço Markovski, sot realizoi takim pune në selinë e organizatës ndërkombëtare rajonale, RIKO (RYCО), informuan nga ambasada.
“Takimi me sekretarin e përgjithshëm Albert Hani, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, dhe personat përgjegjës të projekteve, u shfrytëzua për informim të drejtpërdrejtë mbi aktivitetet që nxisin frymën e bashkëpunimit dhe unitetit mes të rinjve në Ballkanin Perëndimor”, qëndron në publimin e ambasadës.
Shtohet se ambasada ka ofruar mbështetje dhe bashkëpunim aktiv me RIKO-n në realizimin e misionit të tij fisnik.
RIKO është pjesë e Procesit të Berlinit, i cili filloi nëntë vjet më parë si një nismë për bashkëpunimin rajonal dhe afrimin e Ballkanit Perëndimor me BE-në. Selia është në Tiranë, ndërsa marrin pjesë gjashtë vende nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut.