Ambasadori kinez Zuo e vizitoi Komunën e Vinicës

Vinicë, 11 mars – Ambasadori i RP të Kinës, Xhank Zuo me bashkëpunëtorët e tij sot realizoi  vizitë pune në Komunën e Vinicës, me ç’rast  me kryetarin e komunës Mile Petkov bisedoi për avancimin e bashkëpunimit në plan kulturor dhe ekonomik.

Para delegacionit kinez ishin prezantuar resurset natyrore dhe kapacitetet ekonomike me të cilat disponon rajoni, si dhe projektet që vetëqeverisja lokale duhet t’i realizojë në periudhën në vijim.