Ambasadori kinez në Uashington merret në pyetje në Shtëpinë e Bardhë

Shtëpia e Bardhë ka marrë në pyetje ambasadorin kinez në Uashington, Çin Gang për t’i shprehur atij se e dënon “përshkallëzimin e veprimeve” kundër Tajvanit dhe për të përsëritur se SHBA-ja nuk dëshiron krizë në rajon, shkruan sot Uashington post.

“Pas veprimeve të Kinës gjatë natës, kemi marrë në pyetje ambasadorin Çin në Shtëpinë e Bardhë për t’i dorëzuar demarsh zyrtar lidhur me veprimet provokuese kineze”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi për “Uashington post”.

Kina sot vendosi vënien e sanksioneve ndaj kryetares së Dhomës përfaqësuese të SHBA-së Nensi Pelosi dhe familjes së saj për shkak të vizitës së saj në Tajvan të martën, njoftuan mediat britanike.