Ambasada japoneze me donacion për Entin për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit

Shkup, 9 mars – IPSH Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit sot pranoi donacion nga Ambasada japoneze në vlerë prej 1.316.190 denarë, që përbëhet nga katër pajisje që ndihmojnë në rehabilitimin e fëmijëve dhe të moshuarve me aftësi të ndryshme të kufizuara.
Në ngjarjen e sotshme u nënshkrua edhe grant marrëveshja, ambasadori japonez në vend Hironori Savada theksoi se ky grant do tu ndihmoj fëmijëve me autizëm, por edhe të rriturve me dëmtime neurologjike dhe muskulore-skeletore.
“Në korniza të nismës për Ballkanin Perëndimor, Japonia është fuqishëm e përkushtuar për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në zhvillimin social dhe ekonomik që është shum i rëndësishëm për integrimin në BE. Programi japonez për grante të vogla për nevojat bazike dhe sigurinë njerëzore është një nga shtyllat e strategjisë sonë për bashkëpunim. Mbështesim projekte në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe mjedisit jetësor në Maqedoni të Veriut. Me këtë, mbështetja japoneze vetëm për këtë vit do të jetë 825.000 euro apo gjithsej 8,5 milion euro për 171 projekte që nga viti 1996. Populli japonez është është i lumtur dhe krenar që po ndihmon popullin në Maqedoni të Veriut dhe po siguron kushte më të mira”, theksoi ambasadori Savada.
Zonja e Parë Elizabeta Gjorgjievska e falënderoi ambasadorin i cili, siç tha, doli në mbështetje dhe u njoh për nevojat dhe kërkesat e IPSH Enti për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit.
Drejtoresha e Entit për rehabilitim të dëgjimit, të folurit dhe zërit Sillvana Filipova theksoi se pajisjet do të mundësojnë përmirësim të ndjeshëm të kualitetit dhe efikasitetit të procesit diagnostiko-rehabilitues të pacientëve që në masë të madhe janë fëmijë me dëmtime me të folurit-shprehurit.